Edi Rama: Askush nuk mund të ngrejë më çadër dhe të kërkojë qiqra, ja e vërteta e marrëveshjes dhe e teorive konspirative

21 Maj 2017, 18:14Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama në rubrikën “Komunikimi Javor”, ka thënë se marrëveshja e nënshkruar PS-PD, është interpretuar gabimisht nga politikanë apo emra të ndryshëm në media.

Shefi i qeverisë thotë se interpretimet konspirative të bëra në media nuk kanë asgjë të vërtetë në bosht të tyre dhe i konsideron si llogje të katundit mediatik dhe politik.

Rama e cilëson këtë marrëveshje si një bashkëpunim të mirë me opozitën për të vazhduar në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe për tu bërë më seriozë në sytë e botës.

“Se si u arrit kjo marrëveshje është një libër më vete. Përmbajtia e saj është shumë ndryshë nga ajo që u bë në media nga analistë  të ndryshëm.

Hendeku ishte vërtetë shumë i madh për t’u kapërcyer në momentin e fundit. Sesi u arrit kjo marrëveshje, është një histori më vete.

Ajo që ka rëndësi është se kjo marrëveshje është një rast kur një krizë kthehet në një vullnet të mirë.

Katundi mediatik është fokusuar vetëm në emrat e ndryshimeve dhe në faktin pse nuk u hapën afatet e koalicioneve

Kjo marrëveshje ishte për një fillim të ri.

Debati pas marrëveshjes, ka lulëzuar në katundin politiko-mediatik, shumë teori konspiracioni.

Edhe para se të ishte  bërë marrëveshja, qeveria me një urdhër administrativ të nxjerrë prej meje kishte urdhëruar që mos shfrytëzohej administrata.

Edhe pa u bërë marrëveshja, qeveria me urdhër administrativ ishte angazhuar për të mos harxhuar asnjë para publike.

Ministrat e rinj teknikë do jetë si kujdestarë të etikës zgjedhore dhe nuk do kenë presion ndaj punonjësve për të marrë votën. Me 25 qershor do kemi zgjedhje të lehtësuara.

Më 25 qershor do të kemi zgjedhje të lehtësuara dhe askush nuk do të fillojë avazin e vjetër të konstatimit.

Angazhimi i palëve përmban për angazhimin e mëtejshëm për të qenë së bashku në çeljen e negociatave në anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Por edhe në bashkëjetesën e opozitës dhe qeverisë për tu bërë armiq dhe gaz në sytë e Evropës siç jemi bërë këto 25 vite,” tha Rama.

Gojët e mëdha s’kanë pushuar një sekondë duke hedhur baltë mbi marrëveshjen si një pazar bashkëqeverisje në kurriz të demokracisë, apo të partive të vogla të cilat vetëm garante të drejtësisë as kanë qenë ndonjëherë as mund të jenë dot për vetë peshën e tyre.

Ka vetëm një bashkëqeverisje në këtë marrëveshje, për zgjedhje, për të siguruar një “fair play” si asnjë herë më parë.

Fair play mes palëve si asnjëherë më parë në historinë e pluralizmit. PD dhe PS kanë qenë kundërshtare, janë kundërshtare, dhe do të jenë kundërshtare politike”, tha Rama.

“Ministrat teknikë të propozuar nga PD, do zgjidhen me konsensus. Por nenvizoj se marrëveshja politike është një platformë e anti-krizave.

“Paketa ‘McAllister’ ishte receta, marrëveshja është zgjidhja afatgjate”, shtoi kryeministri.

Duke nisur nga paketa “McAllister” tek zgjidhjet e shpikura për Shqipërinë, formula të çuditshme, Rama shprehur gjithë rezervat për këto ndërhyrje, për të cilat tha se kjo marrëveshje vendos një kufi të qartë edhe në këtë drejtim.

“Paketa e famshme McAllister ishte një recetë e improvizuar me dëshirën më të mirë për të na ndihmuar të kalojmë një krizë të radhës ndërsa marrëveshja politike mes palëve është një platformë për t’u përpjekur së bashku të këpusim zinxhirin 27-vjeçar të krizave që i shpikin partitë dhe i paguan vendi, qytetari, shoqëria”, tha Rama.

Ai u shpreh se nuk mund ta gëlltiste dot personalisht çuardjen e zgjedhjeve përtej qershorit, duke e parë si një shkelje të Kushtetutës dhe të drejtës së qytetarëve.

Ideja e çuarjes së zgjedhjeve matanë të dielës së fundit të qershorit, ishte për mua të paktën personalisht jo vetëm pjesa antiligjore por edhe pjesa fyese e paketës McAllister. Nuk ke gëlltisja dot që PS e përgatitur për të bërë shtet, nuk mund ta përqafonte atë gjë.

Zgjidhje që miqtë dhe partnerët tanë as që nuk i imagjinojnë se mund t’i mendojnë dhe jo më t’i diskutojnë në vendet e tyre i kanë shpikur në Shqipëri gjithë këto vite pluralizmi pa asnjë gajle se ky vend ka Kushtetutë, ka ligje, ka edhe një popull që meriton të respektohet njësoj si popujt e tyre.

Sepse për fat, aspak për fajin e tyre kështu i kemi mësuar ne 27 vjet me radhë me lojërat tona prej kalamajsh në oborrin e katundit tonë politik dhe ata të shkretët kanë menduar gjithnjë që ky është një vend që duhet gjetur një zgjidhje pastaj të shohim.

E mbase kanë ndierë që nuk meritojmë më shumë respekt se sa ndihmën për kapërcimin e radhës të krizës me formula e paketa të çuditshme që e bëjnë Kushtetutën të duket si një tufë letrash dhe ligjet si një pirg leckash.

Kjo marrëveshje vendos besoj një kufi të qartë në rrugën e të ardhmes edhe në këtë drejtim”, theksoi kryeministri.

“E kam thënë që kompromis me Kushtetutën unë nuk bëj, zgjedhjet matanë qershorit, kundër ligjit. PS e angazhuar për të bërë shtet nuk mund ta përqafonte atë ide.

Ndërkombëtarët kanë menduar që duhet të gjejnë një zgjidhje e pastaj të shohim, kjo marrëveshje vendos kufi të qartë. Askush nuk mund të kërkojë një çadër në hellin ku politika ka ndjekur më shumë se një herë një popull.

Të gjitha partitë kanë qëllimet e tyre, aksesh, që kthehen në shurdhues, prandaj kemi vendosin që të mos e prekim Kodin Zgjedhor, me një reformë të re gjithëpërfshirëse e Kushtetuese në shtator, për rëndësinë në reformimin e kulturës sonë, politike.

PS ka treguar se është na duhen 71 mandate për të vazhduar reformat e nisura. Kam më shumë besim se para marrëveshjes se do bëjmë atë që para disa ditësh e quanim të pamundur.

Na duhen të paktën 71 mandate për të vazhduar që ta mbajmë ne timonin e reformave shtetbërëse, me të njëjtën formë që luftuam për vetingun, të luftojmë për ekonominë”, tha Rama.

19 komente në “Edi Rama: Askush nuk mund të ngrejë më çadër dhe të kërkojë qiqra, ja e vërteta e marrëveshjes dhe e teorive konspirative”

  1. like says:

    nje fillim te ri! me sali berishen ne krye..

    1. Hani mut, qeras qeveria. says:

      Pirdh pirdh se lirohesh. As nuk mora mundimin te lexoj artikullin, se do me vinte perseri per te vjelle. Do ta shohesh te s´emes diten e zgjedhjeve. Do marresh pergjigjen qe meriton. 4 vjet zhgenjim jane boll. Para se te fillosh te tallesh bythen me zgjedhesit e PS, do tallen ata me ty. Beni sondazhe , jo militante por serioze. Do e shihni se sa ju vlen lekura. Shume socialiste as qe do e marrin mundimin te shkojne te votojne. Gje e cila favorizon ne rradhe te pare LSI pastaj PD. Ketu do jemi dhe do e shohim.

  2. katarakti says:

    Po per te vraret me 21 janar, per shitjen e detit, per vjedhjet ne rrugen e kombit – a ke ndonje gje te thuash?!

  3. SHQIPTARE DHE KRENARE says:

    Je shume vite drite larg more djale! Per nji vend si Vatani yne ku drogaxhiut, hajdutit dhe maskarait I thone bravo I qofte se eshte I zote, ku shabani 70 vjec shkon me nji 18 vjecare dhe I pret koken, ku vjerri vret nusen e djalit se si beri kafen e menjezit, ku nena vret djalin se donte ta perdhunonte, ku xhaxhai nxjer mbesen te punoj si prostitute
    Ne nji vend me nji pupullsi pothuajse 25% analfabete kohet e fundit
    Ku me shpikjen e fejsbukut djemte e rinj filluan te shkruajne eshte shume e zorshme per ne (bashkekombasit tane) te kuptojme
    Uroj dhe shpresoj qe reformat e nisura te vazhdojne sidomos ajo e edukimet se kerkon te pakten 14 vite qe te japi frut
    Gjithsesi urime dhe pune te mbare
    Ps. Kompromisi ishte levizje e nji politikani te furmuar plotesisht

  4. mark says:

    Ha..ha…Ishe PS/ti qe e fillove praktiken e cadrave. Tani e kuptove qe harixhijte perdorin cadrat? PD mori vetem shembullin e juaj.

  5. kalciani says:

    Shpresojme shume, do ta japim voten per nje shtet europian modern, te barabarte me te tjeret , atyre qe u ka ngelur ora tek Berisha , le te llapin, sic kane bere deri me tani.Pastroni politiken nga pislleku, deri me sot politikanet kane mbushur xhepat.Jepi fund lojes se Metes me te mesmen e arte, vetem atehere munde te ecim para, pa pisllekun edhe te Likes.

  6. rakipi says:

    FILLIM i ri me vetingun perpara , qe kush behet per burg te jet kush te doj do shkoj ne burg , iku koha rrumpalles ne politik , politika do vij koha te shikohet si profesion si kudo , por jo si mjet per te siguruar njemij breza te familjes qe vin pas duke vjedhur dhe abuzuar me pushtetin.

  7. DETARI [email protected] says:

    Zo ti kryeminister i vendit tim te shkaterruar nga te gjithe anet !
    Juve vazhdoni rrugen per rregullimin e vendit,per anetaresimin ne BE, per shtetberje dhe punesim e mireqenie te popullit,leri loqet te derdellisin verese !

  8. Deni says:

    Ky akoma nuk e ka kuptuar qe eshte i humburi i madh ne kete marreveshje,

    1. lyl cadra says:

      i humbur Rama!?.Or idiot:11 vjet kryetar bashkie,4 vjet kryeminister pak te duken!?……….hahahhhahahahahhhahha sa don te rrije 40 vjet!?

  9. zi says:

    Edukaten ju e kini per zemer,
    ashtu sic e kam dhe une e shumica.
    Evulicioni reformon dhe kultura, edukata, ndergjegjia.
    Une,uni,mbiuni,elita gjithmone kane interes ti shtypin, denigrojne,mashtojne,
    per te vete mbijetuar.

  10. shvejk says:

    Nuk e kam te qarte , Vetingu do te votohet neser apo jo?

  11. Strong says:

    Rama, je i madh, por shum tolerant. Me egersirat duhet te ishe strikt dhe i dhunshem sepse kete meritojne! Por ju vertet deshironi ndryshimin, qe nis nga koka e shtetit, bravo.

    1. cold comfort thua? says:

      Te donte Rama Vetingun kishte kerkuar referendum.Perse Rama ishte kundra referendumit kur e dinim ne dhe ai me shume qe PD+LSI skishin plan?

  12. Cadra ka per te gjithe po ska cadrista says:

    Ohuuu. Cna qate by…. Nkryeministri e ka mendjen te juventusi ju kerkoni qiqra

  13. Shqiptar says:

    Partia Socialiste dhe votues te saj nuk do dalin në zgjedhje. Të paktën unë dhe nja 20 familjarë të fisit tim nuk do votojmë. Vazhdo qeveris me Saliun se e ndrite. Je karrerist dhe dhjaks njëkohësisht.

  14. Ai says:

    Kur jane zgjidh gjerat dhe e di qe dka me cader tregohesh si trim e thu qe ska me cader. E me ja qifsha motren e grate ketyre dylberave te politikes. Ahmet Zogu e kishte mire kur ishte minister i brendshem, pa u bo mbret, qe kete parlament duhet me e minu dhe me e hedh ne ere me cfare ka. Po ca ti besh kur keta politikane kane kete popull liridashes e luftarak, pasardhes te ilireve nga azia anga ku pidhi robve te vet ka ardhe dhe ka zaptu kto troje.

  15. ganiu says:

    71 nuk do të jenë problem. Rreth 60 i fiton ti, 50- 55 Luli i çadrës kështu që do të kesh 110 -115 vënde në parlament. Mund të bëni çtë doni.
    Tonin e Arrogancës së sotme mund ta ngresh dhe më lart.

  16. Emigranti says:

    Shpresoj te mos kete prapaskena per reformen ne drejtesi.Nga te pa beset mund te presesh cdo gje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje