Kuvendi i Shqipërisë pritet të mblidhet pasditen e të hënës, në një seancë të jashtëzakonshme rreth orës 18:00, mbledhje kjo e thirrur nga kryetari ende në detyrë Ilir Meta.
Në rend dite të seancës plenare është parashikuar si më poshtë:
– ministrit të Punëve të Brendshme
– ministrit të Arsimit dhe Sportit
– ministrit të Shëndetësisë
– ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë
– ministrit të Financave
– ministrit të Drejtësisë
Keto jane postet qe do te mbajne emra te ashtuquajtur “teknike”, ne baze te marreveshjes politike mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut te opozites Lulzim Basha.
Por në pikën dy të urdhrit të firmosur nga Meta, eshte edhe projektvendimi “Për një ndryshim të vendimit nr. 12/2017 “Për zgjatjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore” që do te miratohet.
Pritet qe neser te mblidhet edhe Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore dhe Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut të cilat duhet të përgatisin raportet për seancën plenare të pasdites.
Pikat e tjera te rendit te dites:
– “Për verifikimin e kandidatëve në institucionet e rivlerësimit, sipas vendimit nr. 41/2017 të Kuvendit të Shqipërisë me 6 anëtarë”
– “Për përzgjedhjen e kandidatëve në institucionet e rivlerësimit, sipas vendimit nr. 45/2017 të Kuvendit të Shqipërisë me 12 anëtarë”
– “Për përzgjedhjen e kandidatëve në institucionet e rivlerësimit, sipas vendimit nr. 46/2017 të Kuvendit të shqipërisë me 6 anëtarë”
– “Për caktimin e dy anëtarëve zëvendësues të opozitës në Komisionin Ad Hoc për verifikimin e kandidatëve për Institucionet e Rivlerësimit”
III. Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore dhe Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut të përgatisin raportet për seancën plenare në datën 22.5.2017
PO VOTIMI VETINGUT .VVVVVEEETTTIIIIINGGUUUUUUUUUN?