Deputeti Luan Rama është shprehur kundër përshpejtimit të procedurave për emërimin e avokatit të ri të popullit.
Rama argumenton se përpost marrëveshjes politike është e nevojshme që të zbatohen procedurat ligjore.
“Mos bejme sikur hapim dhe mbyllim procedurat. Pertej marreveshjeve politike ka rregulla dhe duhen zbatuar rregullat e përcaktuara ligjore,” nënvizoi ai.
Rama eshte kundershtuar nga deputeti Nard Ndoka, i cili i drejtoi një pyetje Ramës duke i thënë se çfarë ligjesh, një pyetje kjo që ngjalli të qeshura tek anëtarët e komisionit të ligjeve.
Menjëherë pas mbledhjes së shkurtër, Rama dha një prononcim për media ku theksoi se LSI po investon për të formalizuar marrëveshjen politike të arritur në përputhje me atë që ka mbajtur qëndrim LSI prej kohësh.
“Kur ne insistonim për nevojën për dialog, kur thamë që për LSI-në është e rëndësishme pjesëmarrja e opozitës në zgjedhje, kur thamë dhe që jemi të gatshëm të ofrojmë të gjitha pushtetet, kur dhe Meta nën cilësinë e kryetarit që tha se jemi të gatshëm të mbështesim një qeveri besimi nëse opozita është e kënaqur, mbetemi korrekt në mbështetjen tonë për implementimin e kësaj marrëveshje,” tha Luan Rama.