Kryemadhi s’tërhiqet nga propozimi për bimën që zëvendëson kanabisin: Disave u duket e vështirë, por shafrani...!

22 Maj 2017, 11:45Politika TEMA
Kryemadhi s’tërhiqet nga propozimi për bimën që

Deputetja e LSI Monika Kryemadhi, pati propozuar disa muaj më parë kultivimin nga shqiptarët të bimës se shafranit, që sipas saj do të çojë në largimin e njerëzve nga mbjellja e kanabisit (lexo me shumë këtu).

Por edhe sot, ajo duket se nuk është tërhequr nga ky propozim.

Në një video postuar ne rrjetet sociale, Kryemadhi shkruan se “disave mund t’iu duket e vështirë apo e pamundur, por sëbashku mund t’ia dalim ta bëjmë kultivimin e shafranit një investim serioz për fermerët”.

Statusi i Kryemadhit ne rrjetin social:

Mirdita miq!

Ju uroj një javë të mbarë e të bukur me këtë video të lules së shafranit, që është jo vetëm e bukur dhe delikate, por edhe një mundësi për të ndihmuar fermerët tanë nëpërmjet kultivimit.

Disave mund t’iu duket e vështirë apo e pamundur, por sëbashku mund t’ia dalim ta bëjmë kultivimin e shafranit një investim serioz për fermerët.

Të gjithë sëbashku do punojmë për t’u dhënë fermerëve tanë më shumë shanse për investime që veç rritjes së mirëqënies do të jenë dhe mundesi për më shumë punësim.

Së bashku do t’ia dalim të kemi më shumë investime dhe prodhime në bujqësi.

5 komente në “Kryemadhi s’tërhiqet nga propozimi për bimën që zëvendëson kanabisin: Disave u duket e vështirë, por shafrani…!”

  1. asd says:

    Shafranin ose zafferano eshte bime qe kerkon qetesi, meditim dhe dashuri. Vetem yt shoq mund te kete sukses me kete bime.

  2. Zani Burimi says:

    Monika, moj vajze e mbare, na u bere si Tito qe tha mbillni vetem luledielli dhe Hrushovi ne agrumet e frutat. Pa shko e pyeti ne Greve se si do te thone per shafranin dhe pastaj ngul kembe sa te duash. Lerua bujqve ate punen e tyre, se po behesh gazi i njerezve te Punes.

  3. Monika says:

    Kjo e ka ne terezi .Vodhi gjithe Shqiperine siguruan niper e sterniper tani tallet.Zaferano ose shafran eshte shume e veshtire duke filluar nga fillimi.Zhardhoket kushtojne shume(duke merre ne konsiderate fshataret ne Shqiperi).pastaj kur behet lulja duhet te pjalmohet me dore nje per nje.Pastaj duhet prere nje nga nje manualisht.Pastaj duhet te hiqen nje nga nje me pincete 3-4 pjalmet qe duhen.Pastaj keto pjalme duhen thare.Keto pastaj shiten.Kjo Monika eshte shume e poshter qe propozon keto budallalleqe per te shkretet fshatare shqipetare.

  4. Katnari i Krabes says:

    “Bimet” qe jepin me teper te ardhura se sa kanabisi jane LSI dhe zhvendosja e arit nga Skrapari ne Krabe.
    Shafranin Monika e permend sa per sport.

  5. Shqiperi ETNIKE says:

    O MUNIKA-KRYEMADHI(Bythemadhe)…Lerini “Bimet”, si Safrani apo..dhe shume te tjera ne Punen e Natyres….
    1-Ishin Politikane te Kallepit te Burrit tuaj, qe Ndersyen Koco Kokedhimen te na Servirte “LEGALIZIMIN E HASHASHIT” dhe “Kokepalaret” filluan te Mbjellin ne mnyre Masive Hashash, nga qe kishin marre “Gjysem-Miratimin” e LEGALIZIMIT TE HASHASHIT NGA POLITIKA…..pra Problemet i Hapin vete Politikanet….dhe nuk Llogarisin Pasaojat..
    2-Tani na Del Monika qe Kerkon te “Mbillet-Safrani”…pra po nje Alternative “Politike” qe “Penalizon” me pas “Kokepalaret”…
    ik o Monika-(MOUNIKA)..dhe “Lepije” ndonje Akullore te “Nxehte” dhe na Lini Rehat , me Teorite tuaj QE KTHEHEN NE KRIME..lol

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje