Kolegji Zgjedhor pushoi çështjen për ankimimin mbi listat shumemërore.
Kolegji Zgjedhor kishte nisur shqyrtimin e kësaj çështjeje pas kërkesës së Partisë Aleanca Popullore për shpalljen e pavlefshmërisë së listave të deputetëve.
Duke iu referuar dekretit të Presidentit, Dojaka tërhoqi padinë duke kërkuar pushimin e çështjes.
Partia Agrare Ambientaliste kishte tërhequr më parë padinë e saj, pas arritjes së marrëveshjes Rama-Basha.