Pas sigurimit në Europa League, Milani ka bërë goditjen e parë në merkato.
Kuqezinjtë kanë transfruar në klubin e tyre lojtarin e skuadrës së Villarealit, Mateo Musacchio.
26-vjeçari ka kryer me sukses testet mjeksore, dhe në orët e ardhshme do të nënshkruajë kontratën e tij të re që do ta mbajë të lidhur me klubin e Milanit për katër vite.
Për transferimin e Mateo Musacchio, klubi i Milanit ka shpenzuar 18-milionë euro që do të shkojnë në arkat e skuadrës së Villarealit.
Argjentiansi është godtija e parë e Milanit, ndërsa në ditët në vijim pritet që të nënshkruajë dhe mesfushori i Atalantës Franck Kessie.