Reali i Madridi është kampion i Spanjës për sezonin 2016-2017, pasi e mposhti me rezultatin 2-0 Malagan në javen e fundit në La Liga.
Cristiano Ronaldo në minutën e dytë dhe Karim Benzema në minutën e 55-te shënuan për Los Blancos, duke ia dhuruar trofeun ekipit te Zidane.
Ky është titulli i 33 në historine e Real Madridit, që e fitojnë për herë të parë pas pesë vjetësh, hera e fundit kur triumfuan ishte viti 2012, nën udhëheqjen e Jose Mourinhos.
Skuadra e Zinedine Zidane e mbylli sezonin me 93 pikë, ku në 38 ndeshje ka arritur të shënojë 106 gola.
Gjatë këtij sezoni, Reali regjistroi 29 fitore, gjashtë barazime dhe tri humbje.
Zinedine Zidane ka thyer rekorde të shumta në stolin e Real Madridit dhe në xhiron e fundit ndaj Malagas theu edhe një tjetër.
Reali i Zidane për herë të parë në histori të klubit e mbylli sezonin duke realizuar të paktën një gol në 38 ndeshje në La Liga.
Tashmë misioni është kompletuar dhe Real Madridi është i tëri në festë.