VIDEO/ Jahmir Hyka shënon një gol spektakolar dhe feston me “shqiponjën”

21 Maj 2017, 13:37Sport TEMA

Jahmir Hyka po vazhdon me paraqitje fantastike tek ekipi i San Jose, ku ka shënuar golin e fitores ndaj Dallas në transfertë.

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, ka bërë një paraqitje fantastike kunder Dallas,  duke shënuar golin e vetëm dhe të fitores në minutën e 81-të.

Ky gol i Hykës e ndihmojë San Jose që të renditet në vendin e katërt me 19 pikë, aq sa kanë edhe Dallas e Huston që klasifikohen në vendet e treta dhe të katërta dhe me tre pikë më pak se sa Kansas City në vendin e parë në Konferencën Përendimore.

Shtatë shkurtri i kombëtares shqiptare arriti që të shënojë një gol të mrekullushëm duke shmangur në mënyrë spektakolare mbrojtësin kundërshtar duke shënuar dhe festuar me simbolin e shqiponjës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje