Ironizimi i Shpëtim Gjikës pas daljes së Kukësit kampion

20 Maj 2017, 23:06Sport TEMA

Ish-kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika, ka ironizuar ndeshjen e luajtur sot mes Kukësit dhe Skënderbeut, ku verilindoret u shpallen kampion.

Permes nje postimi ne faceook, Gjika i cileson vendimet e Jorgjit të motivuara politikisht, por ka thumbuar edhe ekipin e Skenderbeut, duke u kujtuar se si ishte situata pak vite më parë, kur Flamurtari i tij rivalizonte me ta për titullin.

Postimi i Shpetim Gjikes.

Para së gjithash, urime Kukësit dhe mikut tim Gjoka për titullin kampion!

Sot Hamdi Salihi ka bërë një vepër të madhe, ka shpëtuar zgjedhjet e ardhshme politike!

Sepse, ajo që grisi, nuk ishte karton i kuq loje, ishte mandati i deputetit!

Dhe mire që e grisi, se Enea Jorgji, veç penalltisë që i dha Kukësit, dhe penalltisë që nuk i dha Skënderbeut, kishte ndërmend t’i jepte dhe mandatin e deputetit qysh sot presidentit të ekipit kampion!

PS: Bota është portokalle! Besoj e mban mend Skënderbeu si u shpall kampion në 2011!

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje