Agolli firmos rinovimin me Qarabag

20 Maj 2017, 18:07Sport TEMA

Ansi Agolli hedh të zezën mbi të bardhë. Kapiteni dhe mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare do të vazhdojë për të paktën edhe një sezon aventurën në Azerbajxhan me skuadrën e Qarabag.

Nëpërmjet një postii në faqen e tij zyrtare në Facebook, Agolli njofton të gjithë ndjekësit e tij se tashmë rinovimi me kampionët e Azerbajxhanit është zyrtar. “Jam shumë i lumtur që firmosa rinovimin e kontratës për një vit tjetër me Qarabag! Jam i bindur që trofe dhe suksese të tjera na presin këtë vit”, thekson Agolli i cili sapo mbylli një sezon të suksesshëm me titullin dhe Kupën të fituar me këtë fanellë.

Gjatë eksperiencës 7-vjecare me skuadrën e Qarabag, Agolli numëron 4 tituj dhe 3 trofe kupe. Ai është një nga simbolet e kësaj skuadre ku ka dhënë një kontribut të madh për ringritjen e ekipit.

Në prononcimet e tij, Agolli ka theksuar se dëshiron ta mbyllë karrierën te Tirana ku hodhi hapat e parë por me këtë rinovim gjithçka bëhet më e vështirë edhe pse ai nuk ka njoftuar ende asnjë datë për tërheqjen përfundimtare nga futbolli i luajtur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje