Kukësi ka arritur që të fitojë për herë të parë në histori titullin kampion të Kategorisë Superiore, një javë përpara fundit të kampionatit.
Vendasit arritën që të fitonin me rezultatin 2-0, në ndeshjen direkte kundër Skëndërbeut duke u shpallur kampion te superliges shqiptare.
Autori i golave të fitores për skuadrën e drejtuar nga, Ernest Gjoka, ishte sulmuesi Pero Pejic që shënoi nga pika e bardhë e 11-metërshit skandaloz që u akordua nga gjyqtari i ndeshjes Enea Jorgji.
Ndersa golin e dyte kroati e shenoi ne minutat e fundit te ndeshjes.
Arbitri Jorgji është padyshim heroi i kukësianëve në këtë takim, pasi ishte njeriu kryesor që bëri të pamundurën për ti dhënë fitoren skuadrës vendase.
Kamikazi i Federatës Shqiptare të Futbollit, arriti që të jap në këtë takim një 11-metërsh skandaloz, por për të mos mjaftuar vetëm kjo e la skuadrën e Skëndërbeut me 9-lojtarë duke nxjerrë me kartonin e kuq dy mbrojtësit korçarë, Gledi Micin dhe Tefik Osmanin.
Një ndeshje e cila tregoi mësë mirë që futbolli shqiptar është thjesht një teatër dhe fituesi është i përcaktuar që në fillim nga ana e FSHF-së.
Thjesht kjo ndeshje tregoi që futbolli në Shqipëri ka degraduar dhe sot vulosi përfundimisht fundin e saj.
TURP!!!
TURP!!!
TURP!!!
PO KU KANE TURP MASKARENJTE!!!!
Sidoqofte,Skenderbeu tregoi se eshte nje skuader me diferenca ne Kampionatin shqiptar.Nese nuk do kish akorduar nje penallti te pa qene dhe nxjerjen jashte te lojtarit te dyte Skenderbeu do e kish fituar ndeshjen edhe me lojtar mangut.