Studentët largohen në mes të fjalimit të Mike Pence në shenjë proteste

22 Maj 2017, 08:41Bota TEMA
Studentët largohen në mes të fjalimit të Mike Pence në

Një grup studentësh të Universitetit Notre Damme në Indiana, SHBA, janë ngritur dhe larguar në mes të një fjalimi të Zv. Presidentit, Mike Pence.

Pence, ish-guvernator i Indianas, ishte duke mbajtur një fjalim gjatë ceremonisë së diplomimit të studentëve, kur këta të fundit dhe fakulteti u larguan në shenjë proteste.

Disa prej studentëve mbanin mesazhe proteste ngjitur në kapelet tradicionale të diplomimit. Në një prej tyre paraqitej flamuri amerikan i përmbysur, një shenjë proteste kjo e popullarizuar gjatë periudhës së Luftës së Vietnamit.

Në shumë universitete në SHBA ka patur protesta, disa prej tyre edhe të dhunshme, kundër pranisë së personave dhe komentatorëve konservatorë, sin ë rastin e Ann Coulter dhe Milo Yiannopoulos.

Organizatorët e protestës së Notre Dame, thanë se kërkonin që t’i jepnin zë kundërshtimit ndaj politikave të mbrojtura nga Pence, si pjesë e administratës Trump, por edhe gjatë kohës kur ai ishte guvernator.

Përgatiti: Bjorn Runa, Toronto

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje