Pas seancës të jashtëzakonshme të ditës së hënë, ku morën votëbesimin e Kuvendit të Shqipërisë, zëvendës/kryeministri i ri dhe 6 ministrat teknikë të propozuar nga Partia Demokratike kanë nisur dje detyrën. Të gjithë dje kanë shkuar në zyrat e tyre, ndërsa janë shoqëruar nga zv/kryeministrja Ledina Mandia dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi.
Më shumë përshtypje bëri marrja e detyrës nga ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj. Fatmir Xhafaj ja dorëzoi atij detyrën dhe e prezantoi me stafin. Ndërkohë pak minuta më pas në zyrën e tij ka shkuar kreu i SHISH, Visho Ajazi Lika. Ende nuk ka detaje mbi takimin, por vizita e shefit të SHISH ka ngjallur hamendësime.
Ministrat e rinj që morën detyrën janë: Zv/kryeministre, Ledina Mandia; Dritan Demiraj, ministër i Punëve të Brendshme; Arben Beqiri ministër i Shëndetësisë; Xhulieta Kërtusha si Ministre e Mirëqenies Sociale; Helga Vukaj, ministre e Financave; Mirela Karabina ministre e Arsimit dhe Gazment Bardhi ministër i Drejtësisë.
Nga ndër emrat e propozuar nga PD, hapi debat emri i Ledina Mandias. Sali Berisha e emëroi atë në vitin 2007 Avokate të Shtetit, dhe ajo e mbajti këtë post deri në vitin 2013. Por me të marrë pushtetin, kryeministri Edi Rama firmosi shkarkimin e saj nga detyra.
Zonja Mandia nuk e pranoi shkarkimin dhe e dërgoi çështjen në gjykatë, duke paditur Kryeministrinë për vendim të padrejtë. Por pavarësisht seancave gjyqësore, ajo nuk e mori më dot postin që kishte.
Për këtë arsye, një vit më pas, Mandia u emërua si këshilltare e Bujar Nishanit dhe më pas u largua jashtë vendit, për t’u kthyer tani si zëvendëse e Ramës.
Madje, ajo në komisionin hetimor për CEZ ka mbrojtur veprimtarinë e qeverisë “Berisha” dhe ka kritikuar qeverinë aktuale. Një tjetër emër i përfolur është ai i Helga Vukajt, e cila ka mbajtur postin e nëndrejtoreshës së Agjencisë për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave dhe kreun e KLSH.
Ajo ka marrë dje postin e ministres së Financave. Ajo është bashkëautore në disa libra me vajzën e ish-kryeministrit Berisha, ndërsa në atë kohë është akuzuar se ka pasur miqësi dhe me Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit.
tani ka per t’i vjedhur berisha votat hahaha gjithe njerezit e vet i ka ne pika kyçe,minister rendi,shef shish,prokurorun etj etj bravo berishes po e merr kalan nga brenda
Mendimi im eshte.o urdher ,nga shba…per kete qe ka bere rama ,0 pazar i piset siq
behet ne shqiperi.ok qeveri teknike jemi dakort ..po keta jane tekniket e pd.qe rama i pranon ,me falni per budallejn na merrni ,ka shume shqiptare se jane shume te zgjuar ,se sa ca qe merren dhe fitojne ne politike.nuk ja fal rames per tekniket e pd aman .aman
Policia komandohet me urdher te drejtorit te pergjithshem te policise! Sa do e degjoje drejtori ministin eshte ceshtje tjeter!
Nuk e di kur jane emeruar ministra saimiri dhe fatmiri ka shkuar ti takoje zoteria ne fjale? Kush e di mire ben te na jape ndonje informim, jo per gje, se nuk e kemi problem por duke pire kafe me shkoi nder mend kjo pyetje. tung.Sahan salepi