Berisha e pranon: Na e “mblodhi” amerikani për marrëveshjen Rama-Basha

23 Maj 2017, 21:31Politika TEMA

Sali Berisha ka pranuar në emisionin e Eni Vasilit, se ai që ka ndikuar për marrëveshjen Rama-Basha, ka qenë përfaqësuesi i SHBA-së, zoti Yee.

“Kush ndikoi? Ndikim padiskutim pati përfaqësuesi i qeverisë amerikane, duhet ta njohim, tek të dy palët.

Por shiko si veproi, se thelbin e pa te media.

Pasi ua tha juve, na e tha dhe ne të tjerëve.

Tha i njohim meritë opozitës në denoncimin e drogës, krimit, korrupsionit, por ne nuk jemi të bindur në motivin që thotë opozita për bojkotin e zgjedhjeve.

Bazuar në këtë platformë u takua me kryeministrin.

Kjo platformë do të thoshte për Bashën që këto t’i njohim, por s’janë të mjaftueshme që ti të mos gjesh marrëveshje”, tha Berisha.

“Bazuar në këtë platformë i tha Ramës se opozita ka arsye të saj për zgjedhjet dhe ti duhet të gjesh marrëveshje.

U takua me Lulzim Bashën dhe i tha “Ti’ njohim çfarë ke bërë, por jo këtë të zgjedhjeve”, vijoi Berisha.

“Yee ndenji 90 minuta me Ramën. Pastaj u takua me Bashën. Foli dhe me mua në telefon.

Kur opozita deklaroi se do ta pranonte këtë marrëveshje, kjo e kapi Ramën në befasi.

Çfarë ndodhi nga takimi i Elbasanit deri në takimin e partive të vogla, nuk keni për ta marrë vesh.

Edi Rama kur kaloi tunelin e Elbasanit sikur kaloi ylberin.

Sepse në fillim ai i çonte sms Metës dhe Idrizit të mos shkonin dhe në fund shkoi vetë të gjente marrëveshjen”, tha Berisha.

4 komente në “Berisha e pranon: Na e “mblodhi” amerikani për marrëveshjen Rama-Basha”

  1. krysho ludovik says:

    Kur kaloi tunelin sikur kaloi ylberin

  2. krysho ludovik says:

    Kur kaloi tunelin e Elhasanit sikur kaloi ylberin

  3. Arber Iliri says:

    Sali para se te flasesh per perfaqesusesin e qeverise amerikane ti ke nje problem te madh qe duhet te hetohesh.Ke qene nxites dhe organizator i nje sulmi terrorist ndaj ambasades amerikane.Kjo deshmi vjen nga Izet Haxhia per vitin 1997. Eshte nje krim shume i rende dhe nje drejtesi e vertete dhe e pavarur duhet ta kishte hetuar ne menyren me profesionale te mundshme.Per mua sikur ti leme te gjitha kusuret e tjera te tua kjo duhet hetuar ne menyren me te detajuar te mundshme.Eshte nje krim qe nuk mund te amnistohet per jete te jeteve.

  4. ABC says:

    Berisha e pranon qe ja u mblodhi amerikani dhe prandaj ju doli Rama ne mbrojtje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje