Lugina e çajit gjendet në periferi të qytetit Munnar, në Indi. Kjo luginë shtrihet në një lartësi prej 1600 metra mbi nivelin e detit.
Peizazhi mbresëlënës i Munnarit është mjaft atraktiv për turistët, të cilët e përshkruajnë atë si tokë të Perëndisë.
Aroma e çajit që ndihet në këtë zonë sipas turistëve që e kanë vizitur atë, është shumë e këndëshme. Më poshtë shikoni këtë bukuri të “shëndetshme” dhe të mrekullueshme.