Mandzukic tek Juventusi deri në vitin 2020

25 Maj 2017, 17:01Sport TEMA

Mario Mandukic i ka dhënë fund spekulimeve rreth të ardhmes futbollistike.

Sulmuesi kroat ka vazhduar kontratën me kampionin italian Juventus.

Ai do të qëndrojë te skuadra italiane deri në vitin 2020.

Kujtojmë se sulmuesi kroat ka qenë objektiv i shumë skuadrave evropiane ndërsa deri më tani ka pasur 70 paraqitje me juventinët dhe ka shënuar 23 gola.

Kujtojmë se këtë vit është edhe finalist i Ligës së Kampionëve, ku do të takohet me Real Madridin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje