Partizani U-19 i drejtuar nga traineri Ylli Shehu ka siguruar një bilet për në finalen e Kampionatit të U 19.
Në kompleksin sportiv ” Internacional Tirana” fituesit në fuqi të kupës së shqipërisë tashmë do të synojnë të fitojnë edhe trofeun e madh titullin kampion.
Për të tretin vit radhazi të kuqtë e shohin veten në finalen e kampionatit ku do të diskutojnë titullin kampion përballë Vllaznisë.
Në sfidën kundër Skëndërbeut, Partizani arriti që të fitojë me rezultatin 4-2.
Autorët e golave për të kuqtë në këtë sfidë u shënuan nga ana e Qorrit, Vatnikajt, Prodanit, dhe Haxhiut.
Ndërsa për korçarët realizoi Osmanllari që bëri një dopietë.