Manchester United shpallet kampion i Europa League

24 Maj 2017, 22:47Sport TEMA

Manchester United ka mposhtur me rezultatin 2-0 Ajaxin, duke u shpallur kampion në Europa League dhe për të siguruar direkt fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve

Skuadra angleze e nisi shumë më mirë takimin, duke shënuar në minutën e 18-te me anë të mesfushorit francez Paul Pogba, rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushim të pjesës së parë.

Unitedi e nisi mjaft mirë edhe pjesën e dytë, pasi shënoi në minutën e 48-te për 2-0 me anë të Henrikh Mkhitaryan.

Ky edhe ishte rezultati përfundimtar i këtij takimi dhe i finales së Europa League.

Pas këtij triumfi, Unitedi siguron fazën e Grupeve të Ligës së Kampionëve, çka nuk e kishte arritur me anë të Premierligës, duke përfunduar vetëm në vendin e gjashtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje