Federata Shqiptare e Futbollit ka dhënë Ok-in që hyrja e tifozëve në stadiumin “Loro Boriçi” për ndeshjen e kësaj jave Vllaznia- Tirana, të jetë falas.
Të vetmet sekktorë që do të jenë falas për tifozat do të jenë për tribunat C, D dhe E, ndërkohë që i vetmi përjashtim është tribuna qendrore, pra për tribunat A, B dhe VIP hyrja e tifozëve do të jetë me pagesë.
Tifozat shkodran pritet që të mbushin plot stadiumin “Loro Boriçi”, këtë fundjavë pasi skuadra e tyre rrezikon seriozisht rënien nga Kategoria Superiore.
Kjo është hera e parë që këto dy skuadra me histori në futbollin shqiptar luajnë një ndeshje të tillë, ku diskutohet mbijetesa, pasi njëra nga këto dy ekipe do të presë biletën për në Kategorinë e Parë.