Ish lojtari i Milanit, tifoz me Juventusin në finalen e Ligës së Kampionëve

23 Maj 2017, 18:55Sport TEMA

Ikona e Milanit, Gennaro Gattuso, ka thënë se si një italian, do të jetë tifoz i Juventusit në finale të Ligës së Kampionëve.

Zonja e Vjetër luan kundër Real Madridit më 3 qershor në Cardiff dhe mund të bëhet klubi i parë italian që e fiton garën e madhe evropiane që nga viti 2010.

“Si një italian, unë jam i tëri për Juventusin”, është shprehur Gattuso për Sky.

“Duhet të kthehemi sërish në maje të Evropës dhe shpresoj që një klub italian ta kthejë Ligën e Kampionëve në Itali. Është dukur e paimagjinueshme para dy apo tre viteve, por ky Juve, me stadiumin e ri dhe bordin e ri, ka ndërtuar një skuadër të rëndësishme. Ata madje nuk duken si ekip italian dhe kjo është gjë e mirë për futbollin tonë”, u shpreh Gattuso.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje