Në orët e para të mëngjesit të së hënës, shqiptarja nga Kosova Uta Ibahimi ka vendosur flamurin shqiptar dhe të Kosovës në majën më të lartë të botës, në Everest.
Ka qenë ora pesë e pesë e mëngjësit, kur Uta arriti në majën më të lartë të Himalajave, të quajtur si çatia e Botës.
Kështu, shqiptarja nga Kosova ka thyer një rekord të ri, duke bërë të mundur finalizimin e ekspeditës së saj prej 50 ditesh në Himalaje, madje duke mposhtur edhe motin e acartë që i mori jetën 4 alpinistëve nga Bota.
Everest është maja më e lartë në vargmalet e Himalajës dhe pika më e lartë mbidetare në botë.
Ajo është e lartë 8.848 metra. Në mars të këtij viti, Uta Ibrahimi deklaroi në një intervistë se e cila ishte pregatitur për rreth 2 muaj për të përballuar ngjitjen në malin Everest.