Arrihet marrëveshja me Chelsea, Cuadrado blihet përfundimisht nga Juventusi

22 Maj 2017, 22:10Sport TEMA

Juventus dhe Chelsea kanë arritur marrëveshje për transferimin përfundimtar të mesfushorit kolumbian, Juan Cuadrado.

Lajmi është konfirmuar përmes faqes zyrtare të skuadrës italiane, ndërsa Cuadrado ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2020.

“Juventus njofton se ka shfrytëzuar opsionin për të nënshkruar me lojtarin e Chelseat, Juan Guillermo Cuadrado Bello. Juventus do të paguajë 20 milionë euro në tre rata, duke filluar nga edicionin 2017/18. Lojtari dhe Juventus kanë nënshkruar kontratë deri në vitin 2020”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Kujtojmë se Cuadrado prej një edicioni e gjysmë ishte i huazuar te Juventusi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje