Coutinho hedh poshtë zërat për një kalim tek Barcelona

22 Maj 2017, 16:25Sport TEMA

Coutinho i ka mbyllur dyert skuadrës së Barcelonës.

Talenti Brazilian është pyetur sërish për një kalim të mundshëm të tijin tek katalanasit, por ka insistuar se ai dëshiron të qëndrojë tek Liverpooli.

Mesfushori i “Të Kuqve” shënoi golin e dytë për Liverpoolin të dielën në fitoren 3-0 ndaj Middlesbrough, për ta përfunduar sezonin në vendin e katërt, vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Pas ndeshjes së djeshme, Jurgen Klopp bëri të ditur se i ka dhënë një mesazh të qartë Coutinhos, që lidhet me një kalim të mundshëm te Barcelona.

“Shko në Barcelonë, Real Madrid apo Bayern Munich dhe do të jesh një lojtar më shumë, nëse qëndron këtu, ata do të ta ndërtojnë një statujë nderi në fund”, këto fjalë të Klopp duket se kanë bindur Coutinhon, i cili dha një intervistë interesante për “ ESPN Brasil”.

24 vjeçari, i cili ka nënshkruar një kontratë të re pesë vjeçare më “Të Kuqtë”, thotë se do të vazhdojë të qëndrojë në “Afield”.

“Kam kontratë të gjatë me Liverpoolin”, tha ai, i cili shtoi: “Spekulimet janë vetëm për gazetarët”.

“Filluam sezonin mirë, unë gjithashtu e nisa mirë. Por më pas disi ramë me paraqitje. Por, u rikthyem dhe përfunduam sezonin në nivelet më të larta. I gjithë ekipi po luan mirë dhe ndaj Middlesbrough bëmë paraqitje të mrekullueshme, sezonin e ardhshëm kemi Ligën e Kampionëve”, tha Coutinho.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje