Marotta: Allegri te Juve edhe sezonin e ri

22 Maj 2017, 21:07Sport TEMA

Giuseppe Marotta beson se Allegri do të vazhdojë të drejtoj Juventusin.

Festa e titullit të 6 kampion radhazi, e tashmja, por mbi të gjitha mendohet edhe për të ardhmen, për këtë të fundit ka vetëm një konfirmim, Masmiliano Allegri do të vazhdojë të drejtojë Juventusin edhe për sezonin e ardhshëm.

Konfirmimi vjen nga drejtori sportiv i bardhezinjve, Giuseppe Marotta, i cili krahas vlerësimit maksimal për trajnerin, beson se bashkëpunimi mes palëve do të vazhdojë.

“Raporti mes Allegrit dhe të të gjithë komponentëve të shoqërisë bardhezi është i mirë dhe jam besimplotë se bashkëpunimi mes nesh do të vazhdojë dhe se do të jetë ai trajner i skuadrës edhe për sezonin e ardhshëm. Allegri ka bërë një punë shumë të mirë dhe meriton vlerësimin maksimal nga të gjithë ne. Është treguar një profesionist i vertëtë në mënyrën se si ai menaxhoi ekipin.”

Marotta risjell në kujtëse se nuk ishte e thjeshtë të zëvendësojë ish-teknikun e Juventusit, Antonio Conte me një tjetër trajner. Sipas drejtorit të përgjithshëm ishte një vendim që u mor në kohë rekord pasi nuk nuk mund të lihej ekipi pa trajner.

“Tre vite më parë u gjëndëm përballë një situate të vështirë, pasi largimi i befasishëm e Antonio Contes na gjeti të papërgatitur dhe se gjetja e një emri të ri nuk ishte e lehtë. Ishte një vendim i marrë në kohë rekord, pasi nuk mund ta linim Juventusin në atë gjëndje. Vendimi ishte një gjetje perfekte nga ne, pasi morëm një trajner me mentalitet fitues.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje