Pavarësisht rivalitetit, tifozët e Lazios kanë lënë anash për pak inatin, të cilët kanë përshëndetur Tottin.
Këtë e bën në ndeshjen me Interin, ku humbën 3-1 në “Olimpico”.
Ata shpalosën në stadium një banderolë në shenjë respekti për legjendën e Romës.
Sipas mediave italiane, tifozët besohet të jenë të Lazios, të cilët kanë lënë për pak anash rivalitetin e madh me Romën, për ta përshëndetur një legjendë, që me gjasë po luan sezonin e fundit.
“Armiq të përhershëm i thonë lamtumirë Francesco Tottit”, shkruhet në banerin e tifozëve.