Hadergjonaj refuzon Kosovën, i bashkohet Zvicrës

22 Maj 2017, 18:09Sport TEMA

Kombëtarja e Kosovës ka marrë një lajm të keq, pasi mbrojtësi i djathtë, Florent Hadergjonaj do të luaj për Zvicrën.

Kjo tashmë është konfirmuar përfundimisht, pasi Hadergjonaj është në mesin e lojtarëve të ftuar nga trajneri Vladimir Petkovic për dy ndeshjet e ardhshme të Zvicrës.

Kosova ka qenë duke e pritur për një kohë të gjatë, por Hadergjonaj arsyetohej se është i fokusuar tek skuadra e tij Ingolstad.

Përveç Hadergjonajt, nga Zvicra janë ftuar edhe Xherdan Shaqiri, Admir Megmedi dhe Valon Behrami, ndërsa Granit Xhaka jo, për shkak se ka edhe një ndeshje për të zhvilluar.

Kujtojmë se Zvicra me 1 qershor do të luaj miqësore ndaj Bjellorusisë, ndërsa me 9 qershor do të luaj në kuadër të kualifikimeve të Kupës së Botës me Ishujt Faore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje