Kamza ngjitet në Kategorinë Superiore

22 Maj 2017, 18:33Sport TEMA

Kamza është ngjitur në Kategorinë Superiore.

Ekipi i drejtuar nga, Ramadan Ndreu barazoi me rezultatin 1-1 në fushën e saj në finalen kundër Besëlidhjes, duke u futur në elitën e futbollit shqiptar.

Lezhianëve në këtë takim të fundit të Grupit A, u duhej vetëm fitorja për tu ngjitur në Kategorinë Superiore , por nuk arritën dot pavarsisht se zhvilluan një 90-minutësh të mirë.

Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit me anë të mesfushorit Mehmeti në minutë  e 22-të, por miqtë barazuan në minutën e fundit të pjesës së parë me anë të Sidibe.

Në pjesën e dytë Beslidhja u mundua për të gjetur golin e avantazhit por pa rezultat duke i dhënë Kamzës të drejtën për tu ngjitur mes më të mirë të futbollit shqiptar.

Kujtojmë që në Kategorinë Superiore nga Kategoria e Parë është ngjitur dhe ekipi i Lushnjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje