Sokol Cikalleshi nuk di të ndalet duke u bërë sërish protagonist tek skuadra e tij Akhisar.
Bomberi i kombëtares shqiptare arriti që të shënojë një tjetër gol në sfidën e sotme ku ekipi i tij triumfoi me rezultatin e pastër 3-0 kundër skuadrës së Alaniasport.
Sulmuesi kuqezi shënoi golin e dytë për Akhisar, ku u aktivizua përgjatë gjithë 90-minutave duke bërë një paraqitje mjaft të mirë.
Cikalleshi është shëndërruar në një nga lojtarët kryesorë tek Akhisar duke kapur kuotën e gjashtë golave.