Gruaja e Pep Guardiolës, Kristina Serra dhe dy nga tre vajzat e tyre, ishin të pranishme mbrëmjen e djshme në koncertin e këngëtares, Ariana Grande, ku ndodhi sulmi terrorist që la 22 të vdekur dhe 59 të plagosur.
Familja e trajnerit të Mançesterit u largue menjëherë nga vendi i ngjarjes i cili u përfshi në një kaos total, raportojnë mediat spanjolle.
Një mesazh në llogarinë zyrtare të Guardiolës në Twitter shkruhet:
“Të shokuar. Nuk mund të besoj se çfarë ka ndodhur mbrëmë. Ngushëllimet e mia më të thella për familjet dhe miqtë e viktimave”.