Inter në sulm për Danilon

23 Maj 2017, 15:13Sport TEMA

Inter po mendon të forcojë krahët e mbrojtjes si një nga pikat më të dobëta të ekipit të viteve të fundit.

Danilo i Real Madridit është emri më i ri që ka dalë në skenë, si futbollisti i përzgjedhur për të mbuluar korsinë e djathtë.

Mbrojtësi brazilian është një futbollist mjaft interesant,që luan për Realin prej dy sezonesh dhe që ka bërë mirë sa herë që i është dhënë mundësia.

Gjithsesi Danilo duket i bindur të largohet nga Madridi, sepse prania e Dani Carvajal ia ka limituar hapësirat e aktivizimit.

Te mbrojtësi brazilian Interi shikon një futbollist të aftë jo vetëm në fazën mbrojtëse, por edhe në aspektin sulmues, pasi Danilo është një futbollist që preferon shumë të marrë krahun.

Mediat italiane raportojnë se zikaltrit kanë bërë një ofertë mjaft interesante për të transferuar Danilon dhe tani pritet përgjigja e Realit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje