Ernesto Valverde do të jetë trajner i ri i skuadrës së Barcelonës.
Trajneri i Athletic Bilbaos, është përzgjedhur për të zëvendësuar Luis Enriken në krye të Barcelonës, shkruan e përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo.”
Spanjolli drejtimin e skuadrës zyrtarisht do ta marrë me 29 maj, një ditë pasi Barcelona do të luaj finalen e Copa del Rey me Alavesin.
Pikërisht në këtë takim, Luis Enrike do të luaj drejtoj ndeshjen e tij të fundit në krye të Barcelonës, skuadër ku qëndroi për tre vite dhe fitoi gjithçka ishte e mundshme.
Valverde në Barcelonë do të prezantohet javën tjetër, ku do të nëshkruajë një kontratë tre vjeçare.
Trajneri spanjoll, në të kaluarën ka qenë edhe lojtar i Barcelonës për dy vite 1988-1990.