Florentino Perez ka thënë se Real Madridi do ta lë shpirtin në fushë ndaj Juvetusit, vetëm për ta fituar sërish Ligën e Kampionëve.
“Zonja e Vjetër” dëshiron ta përsërisë atë që bëri Interi në vitin 2010, duke fituar tripletën e famshme, pasi deri më tani kanë fituar Serinë A dhe Kupën e Italisë.
Ndërsa Real Madridi dëshiron të fitojë këtë trofe dhe të shkruajë histori, duke u bërë skuadra e vetme që e fiton dy herë me radhë Uefa Champions League.
Finalja e Ligës së Kampionëve zhvillohet me 3 qershor në Cardiff, ku parashikohet një sfidë tejet e fortenxehtë.
Numri një i klubit spanjoll, Florentino Perez, gjatë festës në Madrid për titullin e 33 të Spanjës, foli për finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Juventusit.
Ai në prani të trajnerit, lojtarëve dhe shumë të tjerëve, tha se ky Real Madrid do ta lë edhe shpirtin në fushë në natën e tre qershorit, vetëm që ta fitojë sërish Champions Leaguen.
“Tani kemi finalen e 3 qershorit. Nuk do të jetë e lehtë, por do të japim shpirtin në fushë deri në sekondën e fundit që të fitojmë. Zinedine Zidane është simboli i historisë sonë dhe dua ta falënderoj që vazhdon të jap më shumë. Ti ke qenë lojtari më i mirë në botë, tani je edhe trajneri më i mirë në botë.
“Ëndrra jonë është që të rikthemi këtu me katër qershor dhe të festojmë sërish. E di se ky ekip ka shpirtin e duhur për ta fituar të 12-tën. Ky është Reali, këtë e din lojtarët, gjithashtu edhe Zidane”, tha Florentino Perez.