James Rodriguez është duke i shijuar ditët e pushimit nga Zidane, pas triumfit në La Liga, ku fituan titullin e 33-të në histori të Real Madridit
Mesfushori kolumbian ka shfrytëzuar në maksimumin pushimin e dhënë, pasi me një shok të tij është duke u relaksuar në Ibiza.
James ka vendosur të largohet nga Madrid, para se të kthehet në stërvitje me skuadrën, për t’u përgatitur për finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Juventusit, e cila zhvillohet më 3 qershor në Cardiff.
Sipas mediave kolumbiane, James tashmë ka nënshkruar para kontratë me Manchester Unitedin, skuadër kjo që do të paguaj 75 milionë euro për shërbimet e tij.