Naser Aliji është pranë rikthimit në Superligën e Zvicrës, nga ku u largua drejt Kaiserslauternit verën e kaluar. Sipas “Blick”, interes për ish-mbrojtësin e Bazelit ka shfaqur Zyrihi, i sapongjitur në elitën e futbollit zvicëran. Aliji gjatë këtij sezoni është aktkvizuar në 20 ndeshje në Bundesligën e dytë gjermane, duke dhënë ndihmesën e tij në në mbijetesën e Kaizerslauternit, që ishte i rrezikuar deri në javën e fundit.
23-vjecari i kombëtares shqiptare, i cili shpresonte që me Kaizerslauternin të luante në Bundesligë, mund të joshet nga oferta e Zyrihut, që do t’i garantonte një vend të padiskutueshëm titullari, cka do ta ndihmonte për të përforucuar pozitat e tij edhe te kuqezinjtë, ku gjithmonë është konsideruar zgjedhje e dytë në krahun e majtë pas Ansi Agollit. Alijit nuk do t’i duhej kohë për t’u përshtatur në Zvicër, pasi në kampionatin helvet ka luajtur që nga viti 2013, kur ishte vetëm 19 – vjec.
Futbollisti i lindur në Kumanovë është pjesë e kombetarës kuqezi që nga viti 2015, por është aktkvizuar në vetëm 8 takime nga De Biasi, më e rëndësishmja sfida më Armeninë në transfertë që i dha kualifikimin Shqipërisë në Euro 2016.