Turneu “Lazio Cup”, U-19 e nis me barazim

23 Maj 2017, 20:50Sport TEMA

Kombëtarja U-19 ka marrë vetem një barazim pa gola 0-0 në sfidën e pare të turneut “Lazio Cup” ndaj ekipit Racing Club Roma. Ky është një aktivitet i përvitshem në shtetin fqinj të Italisë, ku Shqipëria nuk mungon me prezencën e saj.

Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Erjon Bogdani zhvilluan një ndeshje të mirë por pa arritur të gjejne golin e avantazhit. Pjesët e ndeshjeve sipas rregullores së këtij aktiviteti ishin nga 30 minuta. Shqipëria bën pjesë në grupin D sëbashku me Fiorentinen, Racing Club Roma dhe Cassino.

Dy ndeshjet e rradhës, Shqipëria do ti luaj nesër në datën 24 maj 2017 ora 20:30, Shqipëri-Cassino dhe të enjten data 25 maj ora 17:00 Shqipëria-Fiorentina. Grupin për fazen e metejshme e kalojnë 2 ekipet e para në renditje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje