Gianni De Biasi ka vendosur që të lërë jashtë grumbullimit mesfushorin që luan në kampionatin zvicerian me skuadrën e Bazelit, Taulant Xhakën.
Kuqezinjtë do të ketë dy takime në muajin qershor, miqësoren kundër Luksenburgut dhe ndeshjen kualifikuese për eleminatoret e kampionatit botëror “Rusi 2018”, kundër Izraelit.
Edhe pse tekniku De Biasi nuk e ka shpallur ende listën e lojtarëve për këto dy takime, emri i Taulant Xhakës nuk do të jetë në listë.
Lojtari u konfliktua hapur me numrin një të stolit kuqezi, fill pas ndeshjes Italinë, duke u largua nga grumbullimi.
26-vjeçari deklaroi pas atij konflikti se nuk do të vi më në kombëtare deri sa të largohet tekniku Gianni De Biasi.