Pas Elis Bakajt, dy lojtarë të tjerë kanë vendosur që të tërhiqen për të mos luajtur në ndeshjen e mbijetesës mes Vllaznisë dhe Tiranës.
Gilman Lika që është pjesë e skuadrës bardheblu si dhe qëndërmbrojtësi Endri Vrapi, kanë vendosur që të mos luajnë në këtë duel.
Lika i cili është me orgjinë shkodrane nuk ka kërkuar të jetë pjesë e Tiranës në këtë sfidë për të mos qenë “armiku” i vendlindjes së tij në këtë duel delikat.
Ndërsa Endri Vrapi ka vendosur që të largohet nga grumbullimi i skuadrës në Ulqin dhe pritet që të mos luajë në sfidën kundër Tiranës.
Vrapi mësohet se e ka lënë grumbullimin për shkak të një viroze gripale.
Keto jane idjotesira alla shqiptare. Keta jane futbolliste profesioniste dhe sduhet te sillen kurre keshtu. Nese sduan te perplasen me skuadrat e zemres,mos te pranojne te shiten. Ky eshte skandal dhe duhet reagim i forte nga federata.