Zyrtari i lartë amerikan flet hapur për negociatat PS-PD dhe planin për "Shqipërinë e Madhe"

25 Maj 2017, 14:56Politika TEMA

Zëvendës ndihmësi i sekretarit të shtetit amerikan, Brian Hoyt Yee, vlerëson arritjen e marrëveshjes mazhorancë-opozitë.

Ai tha se përmbyllja me sukses e negociatave ishte në të mirë të Shqipërisë.
Merita e vërtetë u takon liderëve të shteteve, të cilët ishin në gjendje të merrnin vendime të vështira, siç ishte në Maqedoni, ku presidenti Ivanov vendosi t’i japë mandatin koalicionit parlamentar i cili kishte shumicën dhe në këtë mënyrë mund të formohej qeveria.

Apo opozita në Shqipëri, e cila mori një vendin të rëndësishëm duke ndryshuar pozicionin e saj dhe vendosi të marrë pjesë në zgjedhje të cilat u shtynë.

Merita i takojnë dhe qeverisë, kryeministrit Rama, i cili u desh të gjente një zgjidhje fleksibël, të domosdoshme për të bindur opozitën që të kthehej”, deklaron Yee.

Yee është pyetur dhe për deklaratat për “Shqipërinë e Madhe”.

Nuk besoj se ka një lëvizje serioze për “Shqipërinë e Madhe”, apo ndonjë dëshirë nga shqiptarët, kudo ku ata janë, në Maqedoni, Mal të Zi, apo vetë Shqipëri, për t’u bashkuar dhe për t’u bërë një shtet i ri, apo një lëvizje e re në Ballkanin Perëndimor.

Qëndrimi zyrtarë dhe unë besoj që është qëndrimi i sinqertë i partive politike në Maqedoni, Mal të Zi, Kosovë dhe Shqipëri është për t’u integruar në Bashkimin Europian, të bashkohen me NATO-n kur është ë mundur, si pjesë e shtetit ku ata janë, jo duke ndryshuar kufijtë, jo si super etnitet kombëtar, por brenda kufijve sovranë ku ata jetojnë”, ka thënë Yee.

Zv.ndihmës sekretari amerikan i Shtetit është ndalur dhe tek ndikimet e Rusisë në Ballaknin perëndimor, ku ka kërkuar nga Serbia të jetë më e kujdesshme.

“Ne e kuptojmë historinë dhe lidhjen e gjatë mes Rusisë dhe Serbisë. Sigurisht ne nuk tentojmë të hyjmë mes Serbisë dhe Rusisë.

Mesazhi jonë për Serbinë është që të jetë vigjilente dhe të kuptojë çfarë Rusia ka qëllim të bëjë dhe pse. Për shembull, do të krijojë të ashtuquajturën “qendër humanitare” në Nish.

Unë mendoj se nuk është e qartë se çfarë Rusia do të bëjë dhe nuk mund t’ju them cila është strategjia e saj.

Por ajo që shohim janë përpjekjet e fundit të Rusisë për të ndaluar vendet që të ndjekin strategjitë e tyre kombëtare, siç është integrimi në BE ose në NATO, ose thjesht të kenë burime të pavarura dhe të diversifikuara të energjisë”, ka shtuar Yee.

9 komente në “Zyrtari i lartë amerikan flet hapur për negociatat PS-PD dhe planin për “Shqipërinë e Madhe””

  1. ''....askush nuk urrehet me shume,se ai qe thote perhere te verteten[Plato]. says:

    E more vesh ti Corapekuq dhe gjithe ju vrromosounita USA:NUK KA BIG ALBANISTAN!
    kjo pergjigje vlen edhe per ty ”carcafshkrues” prej America-s qe shpesh flet per” bashkim sunitesh apo turkocamesh”nga Kosovo der ne Thesprotia…!!!

    1. Lyli says:

      Ta dinte Platoni se nje integralist arrixhi fetar do perdorte theniet e tija do vriste veten!

      1. pjeter says:

        hahahahaa bravo, replike me te mire per kete idiot nuk dote gjeja

  2. mirel says:

    Epo pordhat patriotike te shqiptareve jane vetem sa per ere.
    Ai qe do vertet bashkimin, punon per te, po pa zhurme.
    Ramuti nuk eshte patriot, por nje hajdut i patriotizmit, hajdut i te ardhmes se Shqiperise se bashkuar. Hajdut i natyres dhe pronave te shqiptareve.
    Ne shume se i bejne dem bashkimit, keta maskarenj i bejne te mire Serbise.
    E kane hapur tregun shqiptar ne Shqiperi dje Kosove si dyert e bordellove per serbet.
    Blini, shqiptare te uritur, sa me shume mallra serbe, se ashtu do i afroheni me teper bashkimit me Serbine.

  3. Dash says:

    Doli ky budallai me vrap…

  4. valentina says:

    Ta marri vesht mire dhe ata bythqiret greker qe i kane trapin SHqipetareve per nje kohe te gjate duke pretenduar per vorio epirin.

  5. ALBAN DEGA says:

    AS E VOGEL … AS E MADHE
    VEC SHQIPERIA NATYRALE !

    Nuk ka pasur, nuk ka e as nuk do te kete kurre “Shqiperi te Madhe”!
    Shqiperia e Madhe eshte pjelle e fantazise se cmendur te Beligradit, Athines , e cetnikeve e nacalnikeve serbe, e afendikojve dhe zervisteve greke… e dreqit dhe te birit qe i perkrahu planet e tyre sa shoviniste edhe barbare te ” Tokes se djegur” dhe politiken e tyre te terrorit shteteror per copetimin, sakatimin dhe zhberjen e Shqiperise natyrale dhe Kombit shqiptar !
    ” Shqiperia e Madhe” ishte vetem maska per te fshehur e per te shitur ne kancelarite e medha ” rrezikim” dhe “kercenimin e saj per rajonin e Ballkanit, ku shqiptaret kurre nuk sulmuan as pushtuan asnje pellembe toke te askujt….
    Never ever, kurre, asnjehere nuk ka pasur as Shqiperi te Madhe, porvecse Shqiperi te zvigluar me zjarr e me hekur, me intriga e komplote, me ushtri e barbari nga Beogradibe Athina ne ndihmen e Nenes se tyre Rusi , dhe kancelarive te Evropes ne Berlin, Londer… qe perdoren Shqiperine si placke tregu e monedhe kembimi per te kenaqur oreksin e pangopur te fqinjeve tane per gjak e troje denbabaden iliri- shqiptare…
    Nuk ka pasur e nuk ka kurre Shqiperi te Madhe
    Ka pasur… e do te kete heret ose vone, e gjithnje vec Shqiperi Natyrale !

  6. Nomadet e bashkuar greke......hajdute te identitetit Hele says:

    Ore nese ka ndonje te aneter kabineti qeveritar qe i lexon keto komente …….mundohuni tu jepni nga 310 euro ketyre dy a tre lapangjozeve shqiptare pro grek se na cane….apo mundesojuni ndonje pasaporte greke dhe qerroini nga ketu.
    Kjo eshte e bukura dhe e vecanta e shqiptarit se kur ka ardhur puna te lufta , nuk ka pjerdhur as per turk , as per grek ,asper italian dhe as per gjerman , ndonese ka qene shume i pa barabarte kudrejt tyre , i pa perfillshem ne forca,…. dhe kete bota e di mire ,….. ashtu sic i di dhe qe per pune interesi behen e cnuk behen…si puna e 300 euroshve.
    Pallavrat me turq e me arab e me sunit e me shit jane mendja e pabuksave dhe lypsareve e dembeleve qe e kane mjetin e tyre per tu ushqyer pa pune ,duke ju zvarritur dhe lepire , per tju bere qejfin atyre te cileve ju kane mesuar dhe gjuhen me veshe ( pa gramatike ) si puna e jevgut qe i bie muzikes me vesh ( pa nota ).

  7. Kuq e zi says:

    Te gjithe vendet ku shqiptaret jetojne te jene ne nato thote zotnia… kjo eshte e barabarte si bashkim kombtar
    Ose thene ndryshe per rusine nqs maqedonia dhe serbia hyjne ne nato eshte me keq se ribashkimi i shqiptareve
    Pra ato vende qe duan te shkojne me rusine dhe kane mbrenda troje shqiptare te pergatiten per ndryshim kufijsh sepse shqiptaret kurre nuk do ndjekin rusine
    Kush ka marre troje shqiptare eshte i denuar te hyje ne nato … pike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje