Muzeu i ri i Sigurimit hedh dritë mbi të shkuarën e errët komuniste

26 Maj 2017, 16:57Dossier TEMA
Muzeu i ri i Sigurimit hedh dritë mbi të shkuarën e errët

Shtëpia e Gjetheve, selia në Tiranë e shërbimit sekret të kohës së komunizmit, ka hapur dyert e saj për publikut, duke i kujtuar shqiptarëve një kohë të zymtë që ata me shumë gjasa do të donin ta harronin.

Nga Fatjona Mejdini  

E ndodhur në zemër të Tiranës, vila dy katëshe të ngjall një ndjesi të përzierë kureshtjeje dhe frike.

Pemët e mëdha në oborr dhe muret rrethuese e izolojnë atë nga kalimtarët – por për ata që dinë për të, reputacioni i saj të ngjeth mishin.

Për pothuajse gjysmë shekulli, e ashtuquajtura “Shtëpia e gjetheve” ishte shtëpia e Sigurimit, shërbimi sekret i kohës së komunizmit në Shqipëri.

E ndërtuar në vitin 1931, fillimisht ajo ishte klinika e parë obstetrike private në Shqipëri. Komunistët e morën atë pasi erdhën në pushtet në Shqipëri në vitet 1940 dhe e shndërruan atë në një seli terrori.

Të mërkurën, ajo hapi dyert e saj për herë të parë për publikun, tani e njohur si Muzeu i Përgjimit i Policisë Sekrete.

Në 31 dhoma, vizitorët  tani mund të inspektojnë aty mjetet dhe teknikat e përdorura nga Sigurimi për të përgjuar dhe siguruar informacione për të dyshuarit dhe ata mund të gjykojnë vetë se si u ndikuan jetët e shqiptarëve nga këto aktivitete të zymta.

“Ky muze i kushtohet atyre njerëzve të pafajshëm që u përgjuan, arrestuan, gjykuan, dënuan dhe ekzekutuan gjatë regjimit komunist,” shkruhet në një tabelë në hyrje të tij.

Secila nga dhomat përfaqëson një aspekt ndryshe të punës së shërbimit sekret. Thelbi i ekspozitës janë mjetet e spiunimit. Me qindra prej tyre janë të ekspozuara nëpër tavolina, duke treguar kështu një koleksion pajisjesh për një vend aq të vogël, të varfër dhe të izoluar si Shqipëria.

Ylli Pata, një gazetar që po viziton muzeun, tha për BIRN se ai kishte pritur të shikonte nëse fjalët për pajisjet e klasit të parë të Sigurimit ishin apo jo të vërteta.

“Jam i mrekulluar. Tani e kuptoj që të gjitha fjalët për efikasitetin e Sigurimit ishin të vërteta. Ata kishin në dispozicion të tyre teknologjinë më moderne të asaj kohe,” tha ai.

Përveç pajisjeve të përgjimit të importuara nga Gjermania, Rusia, Japonia dhe Kina, ato që ndodhen në mes të pajisjeve të ekspozuara janë çimkat e bëra nga vetë Sigurimi.

Nesti Vako, tani 74 vjeç, erdhi ta shikonte muzeun nga një tjetër këndvështrim. Ai ndihmoi në projektimin e këtyre çimkave.

Nga viti 1969 deri në vitin 1991, ai ishte kryeinxhinieri i Departamentit Operativ Teknik i Sigurimit.

“Jam krenar të them se në vitin 1975 ne projektuam çimkat tona. Unë i bëra vetë me duart e mia dhe ishin shumë të lehta dhe me cilësi të mirë,” tha ai për BIRN, duke parë çimkat e tij të vjetra nga pas xhamit.

Në muze janë ekspozuar dhoma për përgjimin e telefonave, një dhomë e errët për të larë filma dhe laboratorë për të testuar praninë e lëndëve biologjike dhe radioaktive.

Sigurimi nuk kishte vetëm teknologji të mirë për të vazhduar punën e tij, por gjithashtu edhe një rrjet të madh bashkëpunëtorësh.

Sipas të dhënave në muze, në vitin 1949 Sigurimi kishte tashmë 11,033 bashkëpunëtorë, 439 prej të cilëve ishin agjentë sekretë dhe 9,141 informatorë në terren.

Në vitin 1965, numri total i bashkëpunëtorëve arriti kulmin e tij me 16,178 bashkëpunëtorë, nga të cilët 1,088 ishin agjentë dhe 12,332 informatorë.

Në vitin e fundit të ekzistencës së tij, në vitin 1990, Sigurimi kishte 15,000 bashkëpunëtorë, ndërsa ta 1,000 agjentë sekretë dhe 11,000 informatorë.

Jo shumë pendim

Muzeu “Shtëpia e gjetheve”  tregon qartë impaktin tmerrues që kishte shërbimi sekret në komb.

Jetët e njerëzve ishin totalisht të pambrojtura dhe spiunimi shpesh fillonte kur nuk ishte asnjë shenjë apo dëshmi të kishte ndodhur ndonjë aktivitet i paligjshëm.

“Një fjalë, një këngë, një takim i rastësishëm mund të konsiderohej si aktivitet armiqësor,” lexohet nëpër muret e muzeut.

Janë ekspozuar gjithashtu disa dosje të bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit, në një kohë kur, pas shumë vitesh zvarritje, dosjet kanë filluar më në fund të hapen.

Ekspozita bëhet edhe më emocionale kur vjen puna te lista pothuajse e pafund e atyre që u gjykuan, burgosën dhe madje edhe u ekzekutuan. Shumë prej këtyre viktimave fillimisht u përgjuan ose u hetuan nga Sigurimi.

Por Nesti Vako tha për BIRN se ai nuk pendohej për punën e tij të mëparshme në selinë e Sigurimit të Shtetit.

“Ne i shërbyem shtetit dhe kombit për të ruajtur rendin. Në disa raste, në u kërkuam falje njerëzve pasi kuptuam, nëpërmjet përgjimeve, se ata ishin akuzuar gabimisht,” këmbënguli ai.

Megjithatë, ai e pranon se disa njerëz në Sigurimin e Shtetit abuzuan me pushtetin e tyre. “Abuzuesit ishin të pranishëm dhe u bënë shumë gabime,” tha ai.

Gjethet në oborrin e ndërtesës krijojnë një tapet natyral, ndërsa shushurima e tyre duket se ngjall pëshpërimat nga e kaluara e Shqipërisë, disa prej tyre padyshim të frikshme.

8 komente në “Muzeu i ri i Sigurimit hedh dritë mbi të shkuarën e errët komuniste”

  1. moderni says:

    Artikull i bukur dhe korrekt.

  2. shih shih says:

    Ne fakt ne hyrje te Muzeut duhet shkruar : ” Ky Muze u kushtohet te gjithe atyre punonjesve patriote,te zgjuar dhe te perkushtuar,qe ja dedikuan punen dhe jeten atdheut dhe kombit! Ky institucion shteteror ishte dhe mbetet krenaria e historise shteterore shqiptare”
    Shikoni jo vetem vleresimin dhe mahnitjen,por edhe krenarine e dukshme qe shpreh gazetarja ne shkrimin e saj ne vazhdimesi. Pasi ne fillim te shkrimit,thote disa fjali shabllon “anti-komuniste” dhe idiotizma tashme te njohura dhe krejt ordinere,shkrimi ne vazhdimesi eshte nje vleresim maksimal per Sigurimin,kete organ shteteror shume te rendesishem. Te mos harrojme,jane shtetet me te fuqishme ne bote qe konsiderojne se kane Agjensite Inteligjente me te perparuara! Sigurimi shqiptar ishte nder me te famshmit ne kohe te tij (as mos keni dyshim per kete,sado trushpelare te jeni nga propaganda antikomuniste).

  3. BERLINI says:

    JEMI TE “Mrekulluar” nga Muzeumet “Atomike” dhe se Fundi i Shtepise se Gjetheve……BRAVO..po po…BRAVO….me ne Funde Shqipetaret e Kuptuan se duke bere Muzeume , do te futen ne Europe do te behen Moderne…dhe dhe..dhe…
    shkurt: SHTETI SHQIPETARE KA ZBULUAR BYTHEN me Kohe, kete e ka bere Sali Berishovici..me Shkaterrimin e Ushtrise, Shkaterrimin e KUNDERZBULIMIT qe eshte Arma PER MBROJTJEN E INTEGRITETITI TE C´DO SHTETI…por ajo qe do te Thoja eshte:PSE NUK NA BENE MUZEUME TE TILLA EDHE SERBIA?????Pra pse nuk shohim “Muzeumin e UDB”-se??Apo te Asfalise Greke???
    @@Ne nuk kemi nevoj per Muzeume, ne i dime dhe Provuar se kush ishte ai PUSHTET, ne kemi nevoj per nje AREM TE RE TE SIGURIMIT TE SHTETIT,te mbaje Shqiperine ne Kembe qe eshte MBUSHUR ME GJITHEFARE LLOJE ISLAMIKESH-Hoxhallare-pRIFTERINJE QE BEJNE Propaganden e Aneksimit te Shqiperise….ne kem i nevoj per shume Gjera..por jo per MUZEUME- qe na Tregon se sa Agjente Kishte Shqiperia….PSE NUK I TREGOJNE AGJENTET E TYRE Greqia dhe Serbia???Pushtetare Legena…dhe pa-VIZJON KOMBETARE.lol

  4. Pa shiko,Pa shiko says:

    Tru shpelare ishin gjithe fanatiket e sigurimit dhe njerzit e “devotshem” qe i sherbyen ish sistemit diktatorial
    te monstres enver,terrorizimi i popullit nuk quhet patriotizem,quhet skllaveri.

    1. opa opa says:

      puahteti popullor … qe ja u shtypi koken halabakeve ?

    2. VFLP says:

      HAJVAN OR HAJVAN MJERE NANA QE TE KA BAME

  5. Bledi says:

    Sigurimi vegel gjakatare BOLSHEVIKE. Bolshevizmi dhe barbarizmi me shpifjet kundrejt personave per te mbajtur masat e gjera nen tutele te hekurt diktatorjale qe e trasnformoje Shqiptarin dhe Shqiperine ne ate qe eshte sot Parlamenti Shqiptar, pasqyra me e mire……………

  6. k says:

    Problemi nuk ishte teknollogjia apo sistemi.
    Problemi eshte karakteri spiun dhe keqdashes shqiptar.
    Shumica e spiuneve e benin per konformizem paraprak
    duke menduar se po te bashkepunonin ishin te sigurte qe nuk
    do te ndodhte gje. Por edhe ata e pesuan si te tjeret.
    E keqja kur del nga porta nuk dihet ku prehet. Mund te kthehet mbrapsh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje