Lulzim Basha flet për përjashtimet në PD: Mora vendime të vështira, por jo të papritura

27 Maj 2017, 20:03Politika TEMA

Partia Demokratike hapi fushatën elektorale në sheshin para Kryeministrisë, aty ku për tre muaj me radhë qëndroi çadra e protestës për zgjedhje të lira e të ndershme dhe nga ku kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha lajmëroi themelimin e “Republikës së re”.

“Republika e Re” ishte edhe slogani më i madh në hapjen e fushatës elektorale për Partinë Demokratike. Basha tha në fjalën e tij se ku është një muaj sprove për të gjithë shqiptarët.

Ky ishte një rast për prezantimin e disa prurjeve të reja të Partisë Demokratike në disa qarqe, të cilëve u është dashur të prezantohen për t’u njohur nga demokratët.

Ra në sy se përfaqësuesit e deputetëve të rinj nga qarqet e Tiranës, Durrësit, Korçës, Shkodrës dhe Fierit që kanë folur deri tani, i thurën lavde kryetarit të Partisë Demokratike dhe “Republikës së Re”.

Teksa foli për listat e deputetëve, kreu I Partisë Demokratike u shpreh se nuk ishin të papritura. “Vendimi ishte i vështirë për t’u marrë, por jo i pamundur. PD ka zgjedhur njerëz me vlera në listat e saj”, tha Basha.

Mbrëmë dorëzova listën fituese të republikës së re në KQZ.

Kam marrë vendime të vështira, por jo të papritura.

E thashë që më parë se ndryshimi duhet të fillojë nga shtëpia jonë.

Futa në listë përfaqësuesit më të spikatur të vlerave nga të gjitha komunitetet.

Vendimet që mora mbrëmë ngritën pritshmëritë e shqiptarëve.

Kam futur në listë profesorë dhe profesoresha të nderuara.

Kjo është republika e re, profesorë në krye të qarqeve”, deklaroi Basha.

1 komente në “Lulzim Basha flet për përjashtimet në PD: Mora vendime të vështira, por jo të papritura”

  1. Shkullaku uturaku says:

    Me Romken e Valin vallahi bilahi na ke neru. Profesore historie qe do na tregojne qe turqit na kan perkedhel per 500 bjet ene gjermont e hitlerit na kan ndihmu me vra veten nga depresioni modh. U pika pika o Lulke

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje