Mesazhi i Majlinda Bregut: Nxorrën në rrugë ata që deshën PD-në në zgjedhje, dhe futën në zgjedhje ata që donin PD-në rrugëve

27 Maj 2017, 11:03Politika TEMA

Nga Majlinda Bregu

Dua sot të falenderoj nga zemra të gjithë ata që kanë votuar Partinë Demokratike duke besuar në gjithë këto vite edhe tek unë.

Shpresoj shumë mos të kem zhgënjyer asnjë. Kërkoj ndjesë nëse nuk bëra dot më shumë se çdo doja e çdo mund të bëja edhe gjatë këtyre katër viteve në opozitë.

Shumëkush më thotë sot se duhet të ndjehem e lehtësuar pasi e kam thënë pa frikë, por me drithërimën e dhimbjes këtë që po ndodhte.

Gjithsesi tashmë është mbyllur një tjetër kapitull i jetës sime politike në Partinë Demokratike, për të nisur, sigurisht, një kapitull i ri, pa pikë dyshimi në PD dhe dhe me PD e Shqiptarëve Demokratë të Vërtetë!

Jashtë listës së Lulzim Bashës e atyre që nuk lanë gjë pa bërë e thëne, sepse e deshën PD-në jashtë zgjedhjeve.

Jashtë grupimit qe s’tha asnjë fjalë ose më saktë thanë bëma e bënë gjëma, për të justifikuar absurdin se PD jashtë zgjedhjeve kishte nisur ndërtimin e kantierit të Republikës së Re!!!

Jashtë listës ku ka shumë kokëtundës pa mendim e kurajo civile e politike, por dhe miq e ish- miq të qartë, demokratë, apo të tjerë të heshtur para zvetënimit te partisë së parë opozitare në Shqipëri.

Jashtë listës së atyre që mbrëmë i ka zënë gjumi pa asnjë lidhje me PD e që në mëngjes janë zgjuar të renditur në vijën e parë të saj.

Privilegj të jem jashtë bashkë me të gjithë ata që kërkuan dhe u përpoqën pa marrë parasysh asnjë kosto, qoftë edhe ketë përjashtim, që PD të hynte në zgjedhje.

Brenda janë ata që e donin PD jashtë!

Ndjehem e privilegjuar që jam jashtë liste me ata të cileve ju jam mirnjohëse për çka kam mësuar me ta e prej tyre në Republikën e Vjetër te Sali Berishës. Te cilit i uroj si gjithmonë vetëm të mira e s’kam dyshim që do të mbetet deputeti më aktiv në radhët e grupit parlamentar të Republikës së Re.

Me lejoni t’ndalem ketu sot, se kam pershtypjen se PD po jeton atë cikël historik krize zhvillimore që jeton një grup a komunitet: “Duhet të bëhet më keq se sot që të bëhet më mirë se dje!”

17 komente në “Mesazhi i Majlinda Bregut: Nxorrën në rrugë ata që deshën PD-në në zgjedhje, dhe futën në zgjedhje ata që donin PD-në rrugëve”

  1. asd says:

    Nuk kane humbur gje shqiptaret se kane ikur nje grup i PD, dhe as kane fituar se ka ardhur nje grup tjeter. Problemi i Bregut eshte thjeshte problem i saj personal. Une jam i shqetesuar per mungesen e democracise brenda partive ku kryetaret i bejne vete “persheshet”, por edhe per mekanizmin e zgjedhjeve ku do te ishte me e ndershme secili te kandidohej ne menyre te pavarur dhe populli te vendoste pa u orientuar nga siglat e partive. Per keto do te ishte mire te fliste Bregu … jo sot… por qe kur ishte ministre.

  2. Neutrino says:

    Tani që Luli/Sala ju la jashtë parlamentit, po tregoni fytyrën e vërtetë se përse e donit PD- në. Ashtu si”komunistët”e zjarrtë dolën kundër PPSH-së kur ra komunizmi dhe të gjithë u bënë demokratë dhe opozitarë. Siç thotë populli “mbas pilafit”. Tregoni se sa ju dhimbset partia dhe ndihmojeni në terren dhe jo vetëm në parlament.

  3. Gjergji says:

    Ne kohen e Zogut futen nje fshatar ne burg dhe e akuzuan rende sepse ishte komunist.
    Therriste ne burg dhe betoheshe se nuk ishte komunist por nuk e degjonte njeri.
    Pas nje jave nje xhandar i thote Komandantit se ai nuk eshte komunist .
    E di qe nuk eshte komunist por e beme Ne ne burg tha kryexhandari.Dhe juve te PD cadra ju beri Socialist te vertete Urime P.S dhe E.Rames I vetem ne zgjedhje do marri 72 vende ne parlament.

  4. Motra e Majlinda Bregut says:

    Kujtesa e manget e nje populli majmun si kopeja multirracore qe mbareshtrohet ne Shqiperi nuk e lejon ate bashkesi kermijsh qe kane shekuj qe zvarriten e jargaviten te mbajne mend qe edhe ti Majlinda e ke ngjyer mire gishtin, doren, kemben ne keto vite qe u bere dikushi. Me ben pershtypje kujdesi yt per te vleresuar ne cdo moment te prononcimit publik nje vrases hajdut dhe te pabese si Sali Berisha. Mos ka ndonje dosje per ty ai nga ato lidhjet me mafian italiane te bosit te akullores me motren tende? Nese ti nuk e kupton qe vete Berisha e ka hartuar ate liste se Lulushi nuk fshin dot as qurret pa leje, te rrofte kosherja se bletet te kane lene me kohe. Je kthyer pa te drejte ne figure perfaqesuese te perpjekjeve per integrim dhe europianizimin dhe nuk eshte cudi qe po fitoi Rama perseri te marresh ndonje post si perfaqesuese e Shqiperise ne BE apo koordinatore e Integrimit. Turp do te jete, por ai popull i leshte i pertyp te gjitha. Aq me teper kulturen tende. Me kujtohet debati yt me Erion Veliaj kur e demaskove se kishte share shqiptaret duke i thene fshatar (country people ti e perktheve me diturine tende te thelle te anglishtes ne fshatar, tek Opinion i Fevzos ka qene). Je rritur qe nga ajo kohe, por me mire qe je jashte listave. Shtrije gopin tani dhe shijo parate qe keni vene si motra gjate viteve. E kam fjalen per ate motren e projekteve qe me emrin tend beri nje mal me leke.

  5. Babkulla says:

    Ti moj zonje meriton te nxirresh edhe nga Shqiperia .Vertete beson se te nxorri Basha nga PD ? Berisha te ka vene shqelmin , kurse ti uron Berishen . E keni pire lengun shume te trashe . Me vjen keq se ju kam bashkekombese .

  6. Gjor says:

    Zonja Majlinda Bregu te gjithe demokratet e ndershem jane te zhgenjyer une jam demokrat po jo demokrat i Lulit me respekt Gjorgjo shkoder

  7. PPSH says:

    Sa ishte ne pushtet kjo shoqja volli dhe shkaterroi shqiperine si bandite e betuar e Saliut e Bandes PD.

  8. Fadili, Malesi e Madhe says:

    T’i kam respektuar mendimet tuaja, ne pushtet e opozite. Ndofta jeni gruaja qe i beni nder çdo partie progresiste, po te jeni anetare e saj. Pamja fizike tregon shume tek Ju… Por diçka me habit : akoma keni simpati per armikun me te madh te Shqiperise, i te gjitha kohrave, per kriminelin Berisha…

  9. Los Vjerda says:

    Jo zonja Bregu; Ju, Topalli, Patozi etj, nuk jeni jashte loje. Kandidoni se ne do te ju votojme juve. Ju jeni PD. Nuk eshte uzurpatori Basha i shtyre ndofta nga anti amerikani Berisha. Ne e dime mire se ku synon te perfundoje PD e sotme po erdh ne pushtet. Berisha ajken e intelektualeve ose e spostoj ose e vrau ne keto 25 vjet duke krijuar ate cfare i duhet atij dhe ndonje fuqie te huaj qe i qendron mbas.

  10. Dajti USA says:

    Te gjithe ju te perjashtuarit sorollateni poshte e larte,por gishtin ne plage nuk guxoni ta vini,dhe plaga eshte Sali Berisha,e thoshte mire njeri me larte,Luli as qurret nuk fshine pa lejen e tij.

  11. mimi says:

    Erdhi koha që banditët, ju kthyen e po hanë njeri-tjetrin…!!! Ishalla u shoftë fare raca e tyre e qelbur…!!! Përgëzime për komentin @”Motra e Majlinda Bregut”…!

  12. tomsojeri says:

    E dhjeveeeeeee Majlindaaaaaaa ! Qe kur i ben elozhe Sali katranit ,qenke katranosur keq ne dor te tij, si shum e shum te tjer ! Jeni te gjith desh te tredhur te ksaj bishe qe vazhdon tju shk…….ej edhe tani qe 1 milion shqiptar e hodhen ne grop te mutit ! Kjo tregon sa te perlyer jeni ,sa te pa nevojshem jeni per ata shqiptar qe vuajn akoma sundimin tuaj ! Ky esht ligji banditeve :,Kush thyen betimin o egzekutohet si i ndjeri Olldashi, o fluturon jasht klanit te kryebanditit ! Po pra ,PD- ja esht nje band qe akoma udhehiqet nga Sali Bisha, te cilit nuk guxoni ti dilni hapur kundra e godisni klyshin ! Shifni o popull votus i partis demonkratike cfar “gjelle” ju servirin ne tavolin, te gatuar ne guzhinen e “familjes”!!!
    Dua tju sjell je shembull analogjie dhe konkluzionin e nxirni vet ! Ben Blushi , i pakenaqur nga kryetari i tij,nuk hezitoi ti dal kunder ,sla e sle kusur pa i permendur sa her i jepet rasti e bile krijoi edhe Partin e tij, po ashtu edhe Kokdhima e te tjer te cileve ju prek interesi politik dhe strategjik ne ate qe quhet shtet dhe kryetari i tyre vazhdon te jet ne krye te Partis e te Shtetit …..Sali Berisha , i hedhur ne plehra pa asnje fuqi partiake e shteterore vazhdon ben ligjin,ben lista ,heq kedo qe i do bytha e sguxon askushi ti kundervihet ,perkundrazi i bejn dhe himne ! A kuptoni thelbin e ktij realiteti ??????????? A kuptoni sa thell i ka futur ne gropen e kompromentimit sa ju esht ber hije e nates e ben cte doj me ta !!! Ktu hyn edhe ti moj Majlinda pa Breg e gjith ajo list e pshurur prej tij ! Dilni pra me vete ose krijoni Partin tuaj o lepuj pa hallate, se u bet gazi i gjithesis shqiptare ! Cfar ju mban e cfar ju tremb ????? Shkoni o PD-ista e jepuni voten ,hajnis,prepotences,hakmarjes primitive,diktatures berishiane e tradhetis se Kombit ! Vraponi dhe ju lakejt e zgjedhur te tij, te merni votat e ti shperbleni mirnjohjen, duke e shpetuar nga Ferri kte mekatar te shitur Djallit ! VRAPONI VRAPONI si perher, kur ju therret ne cader e tani ne kuti te votimit ……..

    1. Toni says:

      Thjesht perfekt !!!

  13. Pa parti says:

    Pasi u pasurove , pasi bleve jaguarin 80.000 euro , canten louis vuitton 20.000 euro ,pasi na cave menderen per 12 vjet me arrogancen tende ,pasi bere lojen e rames per 4 vjet, ky eshte fundi i merituar per kukuvajkat si ti. Te rrofshin operacionet plastike dhe veshjet firmato se askujt nuk do i vije keq per ikjen tende. Te fala kur te shkosh ne bruksel.

  14. Mentari says:

    Majlinda ke kohe qe mban ne cante dy flamuj;Ate te PD per fasade dhe ate te PS per perfitime.Prandaj me largimin e tuaj PD humbi vetem nje indivit me dy flamuj qe eshte vetem OPortunizem per perfitime vetjake.Nuk ecen perpara partija kur ne trurin e tuaj sundon vetem interesi personal dhe jo Idealizmi per te pasur nje shtet shqiptar me institucione te konsoliduara.Basha beri veprimin me te mire dhe me te duhur qe largoi xhaketat e vjetra nga orvajtjet e tyre per pushtet te perjetesuar ku sundonte korrupsioni dhe kete shembull te Bashes duhet patjeter ta e zbatoi Edi Rama,Deshperimet per “Dashurite” e gjoja per PD,ne jane mashtrimet e kohes sepse PD apo PS nuk jane prone e perhershme e vetem nje grupi interesi por eshte prone e popullit shiptar kur ata freskohen,zhvillohen progresivisht ne sherbim te Demokracise dhe jo te interesave te karrikeve.Edhe Basha vet nje dite do te largohet ,por kur ti vij koha kurse juve Xhaketave te vjetra I ka kaluar koha e pushtetit sepse shqiperia eshte nje shtet me institucione katastrofike (Jo funksionale e te korruptuar ne qelize) dhe ne ndertimin e atyre institucioneve eshte pjesemarrja dhe pergjegjesia e juaj.

  15. majqenja says:

    Cfare surrati negativ, shume mire ja beri qe e la jashte kete karaputane sovjetike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje