Trajneri i Tiranës, Mirel Josa, foli pas barazimit me Vllazninë që i shkaktoi skuadrës bardheblu rënien nga kategoria.
Në fjalëne tij, Josa tha se gjëndja e lojtarvë pas mbarimit të ndeshjes është mjaft e rënduar.
“Nuk kam fjalë për të diskutuar mbi këtë çështje. Situata në dhomat e zhveshjes ishte dramatike.
Tani duhet të mbështetim moralisht këta djem. Do të marrim ne pjesën e fajit.
Më vjen keq për futbollistët dhe për fanellën. Nuk duhet të shkonte puna deri këtu. Nuk duhet të shkonte puna deri te diskutimi për mbijetesë mes Tiranës dhe Vllaznisë. Vllaznia bëri lojën e saj. Por, për futboll nuk mund të flitet shumë. Nuk duhet të nxjerrim ndonjë preteks.
Dola në këtë konferencë për shtyp për t’iu respektuar juaj si media dhe për të respektuar futbollistët e mi. Në pjesën e parë bëmë disa lëvizje të gabuara. Tre mesfushorët e qendrës ishin shumë larg sulmuesit të vetëm.
Në pjesën e dytë ndryshuam diçka me futjen e Moise, por duhet të ishim më të rrezikshëm.
Finalja e Kupës? Në këto momente nuk mendoj për finalen. Do bisedoj me klubin dhe lojtarët se në çfarë gjendje do të jenë.Qëndrimi bashkë do të na shërbejë për të ngritur moralin e tyre. Nuk e kam menduar finalen e Kupës sëShqipërisë para mbijetesës, gjë të cilën nuk e bëmë”, tha trajneri Mirel Josa për Supersport.
Tirana,partizani,dinamo duhen te zhduken nga historia e futbollit ata e kane qelbur me vite me rradhe futbollin shqiptar ghithmon kane fituar me arsen hoxha e hiqmet kuka mu be shume qejfi dita ime me e gezuar mire tju behet e meritojne te vene ne halet te semes e mos u kthefshi kure hajder te korruptuar