Kombëtarja U-19 në finalen e turneut "Lazio Cup"

27 Maj 2017, 13:59Sport TEMA

Kombëtarja U-19 e drejtuar nga trajneri, Erjon Bogdani, po bën një paraqitje shumë të mirë në turneun “Lazio Cup” duke arritur fitoren e tretë rradhazi, ku sot në ndeshjen gjysëmfinale të luajtur në orën 11:00 ka mundur me rezultatin 2-1 ekipin e Sampdorias.

Goli i parë për Shqipërine u shënua nga Franc Pjetri ne minuten e 8 te pjesës së pare, më pas kane barazuar italianet e Sampdorias në minutën e 11, dhe golin e fitores e ka shënuar Fabian Blakcorri në minutën e 28 te pjesës së dytë.

Me këtë fitore të merituar dhe nje lojë shumë të mirë nga ana e kuqezinjve, Shqipëria do të luaje nesër në oren 10:30 ndeshjen finale për këtë turne ndaj skuadrës përfaqësuese të Italisë B, e cila fitoi në gjysëmfinale ndaj Nk Istria me rezultatin 3-1.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje