Mesfushori spanjoll, Cesc Fabregas pritet që të qëndorjë dhe për sezonin e ardhshëm tek skuadra kampione e “Premier League”, Chelsea.
Sipas të përditshmes spanjolle, “AS”, Fabregas ka vendosur që të qëndorjë sërish në “Stamford Bridge”.
Në sezonin e fundit ai ka luajtur 29 ndeshje për Chelsean në “Premier League”, ku shumicën e ndeshjeve është aktivizuar nga pankina rezervë, ku ka shënuar 5 gola dhe ka dhuruar 12 asis.
Për spanjollin interesim kanë shprehur skuadrat e mëdha italiane, si Milani dhe Juventusi.