Bunjaki: Januzaj nuk vjen te Kosova

26 Maj 2017, 18:45Sport TEMA

Adnan Januzaj nuk do t’i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës.

Në mediat belge, ka qarkulluar lajme se 22-vjeçari i Manchester United ka vendosur t’i bashkohet Kosovës.

Por, këto lajme i ka quajtur si dezinformata trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki.

“Janë lajme të vjetra, nuk janë të vërtetë. Mos u merrni me to sepse janë dezinformata” ka thënë Bunjaki për Indeksonline.

Albert Bunjaki këto ditë është në punë intensive për përpilimin e listës me lojtarët që do të ftojë për ndeshjen e 11 qershorit me Turqinë në ‘Loro Boriçi’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje