Manchester City zyrtarizon afrimin e Bernardo Silva

26 Maj 2017, 15:23Sport TEMA

Bernardo Silva do të jetë lojtar i ri i skuadrës angleze të Manchester City.

Ylli i skuadrës së Monacos, ka udhëtuar drejt Manchesterit, për të kryer testet mjekësore dhe më pas për të nënshkruar kontratën e tij të re që do të jetë pesë vjeçare.

Lojtari pëlqehet shumë nga trajneri Pep Guardiola, i cili e sheh si një David Silva të ri dhe beson se përshtatet shumë në formacionin e tij.

City kështu ka mposhtur konkurrencën e skuadrave të mëdha si Manchester United, Bayern Munich, Barcelona dhe Juventus.

Për shërbimet e portugezit, City do t’i paguaj Monacos 68 milionë euro

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje