Policia e Shkodrës ka publikuar masat për mbarvajtjen e ndeshjes së Kategorisë Superiore që do të luhet nesër në stadiumin “Loro Boriçi”, mes Vllaznisë dhe Tiranës.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, njofton se do të marrë një sërë masash teknike dhe organizative për sigurimin e rendit dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes, duke synuar një mbarëvajtje të aktivitetit sportiv.
Në kuadër të këtyre masave të parashikuara, policia ka kërkuar nga qytetarët e qytetit Shkodër, që do të ndjekin ndeshjen në stadiumin “Loro Boriçi” se, D.V.P Shkodër, për mbarëvajtjen normale të aktivitetit sportiv, do të marrë disa masa ndaluese dhe kufizuese mbi qarkullimin dhe parkimin e automjeteve në afërsi të stadiumit dhe në akset rrugore që lidhen me të.
Masat e marra nga policia: