Salihi kërkon falje për gjestin!

26 Maj 2017, 14:28Sport TEMA

Një karrierë e gjatë nga Europa në Azinë e largët, Kinë, Amerikë e Izrael, mbi 50 gola të shënuar me Kombëtaren, Hamdi Salihi është një nga ata futbollistë që kanë spikatur jo vetëm me talentin dhe klasin e tij, por edhe sjelljen prej një profesionisti model. Për këtë arsye ka qenë akoma edhe më i bujshëm ai gjest plateal me grisjen e kartonit të Enea Jorgjit në ndeshjen Kukësi-Skënderbeu.

I ka kushtuar 10 ndeshje pezullim, vështirë të gjesh një precedent të tillë në karrierën e tij, por vetë Salihi pas marrjes së dënimit ka reaguar me një deklaratë që vërteton se mbetet një shembull profesionalizmi, duke kërkuar falje për gjestin ndërsa shprehet për faqen zyrtare të Skënderbeut.

“Më vjen keq, vërtetë për atë çfarë ndodhi në fushën e lojës, në atë përballje finale. Tensioni, presioni dhe nervat e lojës janë në nivele shume të larta, pasi po shikonim që mundi dhe sakrifica jonë po hidhej poshtë nga një individ, por duhej të ruanim qetësinë dhe të vazhdonim lojën me ato mundësi që kishim. Më vjen keq për veprimin e nxituar, por nervat e lojës ndikuan shumë. Ai nuk është një veprim shëmbull për të ardhmen e futbollit, ashtu siç nuk janë dhe provokimet që na u bënë në fushë. Shpresoj në mirëkuptimin tuaj, në veçanti të tifozëve të Skënderbeut, pasi siç dihet, natyra e vërtetë e Salihit, por edhe e gjithë klubit të Skënderbeut nuk është ajo që u pa në Kukës.”

Është kjo deklarata e Hamdi Salihit, i aftë për të pranuar se ka gabuar pavarësisht rrethanave, një reagim i denjë për një futbollist të rangut të tij, vërtetimi se 33 vjecari mbetet një model për tu ndjekur edhe jashtë fushe./SS/

1 komente në “Salihi kërkon falje për gjestin!”

  1. Ramadani says:

    Po nga Shkodra eshte, mos i vini faj.
    Po kur thone kemi kulture ne shkodranet.
    Keshtu e kane shkodranet dhe tropojanet, njerez te eger e te dhunshem jane. Mbeten duke vrare njeri tjetrin se ska as shtet e as ligje.
    Keta behen te urte vetem dajak.
    Eshte koha e tyre, ske ci bene.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje