Florent Hadergjonaj ëndërron të bëhet si Valon Behrami… për Zvicrën

26 Maj 2017, 16:59Sport TEMA

Mbrojtësi me origjinë kosovare Florent Hadergjonaj, i cili aktivizohet te skuadra gjermane e Ingolshtadit, është grumbulluar për herë të parë me kombëtaren e Zvicrës.

Trajneri Vladimir Petkoviç i ka dhënë shansin 5 futbollistëve të rinj të cilët do i testojë në miqësoren ndaj Bjellorusisë.

Gazeta zvicerane “Blick” mori prononcimet e para të futbollistëve të rinj duke i pyetur se cilin futbollist të kombëtares kanë pasur të preferuar në vitet e kaluara teksa i ndiqnin takimet si tifozë apo ishin pjesë e përfaqësueseve të moshave.

“Është një ndjenjë shumë e mirë të jesh pjesë e kombëtares për herë të parë. Më herët kam pëlqyer shumë Valon Behramin. Sidomos pas golit të tij mjaft të rëndësishëm në 2005-n ndaj Turqisë në kualifikueset e Kupës së Botës”, u shpreh Hadergjonaj.

Për 22-vjeçaarin pati interes dhe nga përfaqësuesja e Kosovës, por ai vendosi të vazhdojë të përfaqësojë Zvicrën, me të cilën u aktivizua edhe në kombëtaret e moshave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje