Dalin në shitje biletat për ndeshjen miqësore Luksenburg-Shqipëri

26 Maj 2017, 15:51Sport TEMA

Kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen miqësore që kombëtarja shqiptare do të luajë kundër Luksenburgut.

Përmes një njoftimi për shtyp, FSHF-ja thekson se të gjithë të interesuarit për bileta,  të paraqiten pranë zyrave të FSHF-së për ti blerë.

Takimi miqësore mes Shqipërisë dhe Luksenburgut do të zhvillohet më datë 4 qershor.

Postimi i plotë i FSHF-së.              

Federata Shqiptare e futbollit, njofton të gjithë të interesuarit së kanëdalë në shitje biletat e ndeshjes miqësore Luksemburg-Shqipëri e cila do të zhvillohet në datën 4 qershor 2017 ora 19:00 në stadiumin Josy Barthel Luxembourg.

Të gjithë të interesuarit për bileta,  të paraqiten pranë zyrave të FSHF-së për ti blerë, ne rast informacioni ose paqartesie janë të lutur të dergojnë e-mail në adresën:  [email protected], këto jane cmimet:

Kategoria 2        20 euro

Kategoria 4        12 euro

Kjo përballje miqësore do të jetë një test për ndeshjen e radhës zyrtare,  Izrael – Shqipëri , e vlefshme për Eliminatoret e Kupës se Botës  “Rusi 2018” , e cila  do të zhvillohet në datën 11.06.2017 ora 20:45  në stadiumin “Sammy Ofer” të  qytetit Haifa, Izrael.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje